Foto: Në një përndjekje resh dhe stuhish

Dita

Retë janë një hije në lëvizje dhe ato “tregojnë gjithmonë një histori të vërtetë”, sikurse ka thënë dhe teorologu skocez Ralph Abercromby në vitin 1887.

Apeli i reve është tejet i qartë: nuk janë kurrë të njëjta, dhe nuk qëndrojnë për shumë kohë në qiell.

Një re mund të jetë e bukur, e frikshme, por edhe të dyja bashkë- një mishërim sublim.

Studimet ndër shekuj na kanë mësuar se retë nuk janë dukuri mbinatyrore; përkundrazi, të përziera dhe gjithëpërfshirëse, ata përfaqësojnë gjithçka që është e natyrshme, dhe ne qëndrojmë poshtë tyre thjesht si qenie njerëzore që jemi.

Në vitin 1803, Luke Howard, një farmacist britanik propozoi një skemë klasifikimi, ku paraqiti katër lloje resh: cirrus, stratus, cumulus dhe nimbus (fjalët latine për re, shtresë, masë, shi), si dhe një sërë nënkategorish që demonstronin se një lloj reje mund të ndryshonte shumë thjesht.

Kohët e fundit, meteorologët kanë konstatuar disa lloje të reja resh, dhe disa prej tyre duket se krijohen prej nesh: Cumulus homogenitus është emëruesi i formimit të reve të prodhuar nga tymi dhe bimët kur avullojnë, ndërsa Cirrus homomutatus janë shtigjet e kondesimit të prodhuar nga aeroplanët.

Mesa duket ne po ndryshojmë “fytyrën” e qiellit, si dhe gjendjen e tij. Shkencëtarët hezitojnë t’i lidhin stuhitë specifike me ngrohjen globale, por është e qartë se, në tërësi, ndryshimet klimatike po shkaktojnë ekstremitetin në mot.

“The New Yorker” ka përzgjedhur fotografin Camille Seaman dhe punët e tij për të ilustruar në një farë mënyre, përmes procesit ndryshues të reve, portretin e njerëzimit: i fuqishëm e sfidues.

Dakota e Jugut, maj, viti 2011.
Kansas, maj, viti 2008.
Teksas, qershor, viti 2014.
Kansas, maj, viti 2013.
Kansas, qershor, viti 2008.
Kansas, qershor, viti 2008.
Nebraska, qershor, viti 2012.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *