Ishte një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së emigrantëve shqiptarë drejt Italisë. Një ngjarje dramatike, në të cilën gjithsesi qyteti i Barit dhe njerëzit që jetonin aty, treguan solidaritet e njerëzillëk kundrejt rreth 20 mijë refugjatëve të arratisur nga vendi i tyre.
Në një moment kur regjimi komunist i Partisë së Punës sapo kishte rënë, mbërritën të gjithë njëherësh në mënyrë masive, si asnjëherë më parë. Mbi të gjithë ishin burra, por s’mungonin as gratë me fëmijë, që kishin zënë një kënd të asaj anije të mbushur plot e përplot e që i transportonte bashkë me ngarkesën e ëndrrës dhe shpresave.
Java e parë e Marsit 1991, veçanerisht 6 dhe 7 Marsi ishin ditët e eksodit legjendar të shqiptarëve drejt Italisë. 25 vite më vonë, durrsaket , si qytetarët më aktivë në këtë eksod, mbledhin kujtimet dhe fotografitë e atyre ditëve.

