FOTO: Nga iftari në rrënoja tek maskat speciale, ç’po ndodh në botë

J L

E gjithë bota po futet në një fazë tjetër që pas izolimit total për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Shumë shtete kanë filluar hapjen, ndërsa në shumë të tjerë kanë nisur protestat kundër masave shtrënguese.

Çfarë po ndodh rreth botës në këtë kohë të pazakontë si pasojë e pandemisë së koronavirusit?

Më poshtë do gjeni 10 fotot më interesante të javës.

Një maskë e veçantë në një protestë organizuar në Athinë për të kërkuar më shumë ndihmë nga qeveria greke për të përballuar krizën ekonomike shkaktuar nga Covid-19. FOTO: AFP
Një burrë goditet nga polici me shkop pasi ka shkelur rregullat e distancimit social, në Nju Delhi. FOTO: REUTERS
Avionët ushtarakë fluturojnë mbi Moskë për paradën e 75-vjetorit të fitores kundër Gjermanisë në Luftën II Botërore. FOTO: REUTERS
Anëtarë të një familjeje siriane të mbledhur për iftar në rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar. FOTO: AFP
Protestuesit mbulojnë fytyrat në një tubim kundër rregullave kufizuese në Berlin. FOTO: REUTERS
Camila Hormazabal, një punonjëse seksi në një shtëpi publike në Kili, ofron shërbime “online” pasi lokali ku gjente klientë u mbyll për shkak të koronavirusit. FOTO: REUTERS
Forcat arabe të sigurisë përballë Qabesë në Xhaminë e Madhe në Mekë. FOTO: REUTERS
Statujës së artë në sheshin “Trocadero” pranë kullës Eiffel, i është vendosur maskë dhe një mesazh “Merci”, për të falënderuar punonjësit e shëndetësisë për punën e tyre gjatë pandemisë. FOTO: GETTY IMAGES
Hanoi, Vietnam: Një i porsalindur mbrohet me maskë para se të niset për të bërë vaksinën. FOTO: REUTERS
Katmandu, Nepal: Punonjësit e higjienës dezinfektojnë një vajzë në mes të rrugës. FOTO: AFP

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *