Foto nga koha kur Strazo kapej… rob

redaktor

Në një  fshat të bukur bregdetar,  çeta vullnetare e fshatit gjatë stërvitjes ushtarake ndez fantazinë e fëmijëve.

Duke imituar të rriturit dhe duke imagjinuar veten në një kohë lufte, ata ndahen në dy grupe dhe nisin një loje mjaft tërheqëse.

Spikat trimëria e “gjeneral” Batos dhe e Gonit. Kjo është pak a shumë fabula e filmit “Një gjeneral kapet rob”.

Do të thoni ju, çfarë lidhje ka kjo me protestën e djeshme?! Ka posi, në fëmijërinë e tij, Gent Strazimiri, ka luajtur këtë film, dhe dyshimet janë, mos ende ai e mendon veten gjeneral si në atë film!?

Kjo pasi, deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka pasur një pistoletë me vete gjatë protestës të zhvilluar në Parkun e Liqenit.

Ashtu siç duket edhe nga foto, gjatë përplasjes me policinë atij i është shfaqur  arma e cila nuk dihet nëse është ajo që deputetët kanë të drejtë të mbajnë me leje ose jo.

Mos mendon akoma sikur po luan loja luftash ai!/DITA

genti-vogel
Gent Strazimiri në kohën kur ka luajtur në filmin “Një gjeneral kapet rob”
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *