FOTO/ Nga Kryeministria tek Ambasada e Kroacisë, vijon protesta e tifozëve

Gazeta Dita

U zhvilluar përpara kryeministrisë protesta e lajmëruar kundër ekstradimit të Ballist Morinës në shtetin serb. Edhe pse numri i të pranishmëve nuk ishte i jashtëzakonshëm u vu re një organizim me banderola edhe kore të ndryshme.

“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruan një nga banderolat e tifozëve.

Tifozët ishin të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës, ku presin një vendim anulues për ekstradimin e heroit shqiptar të Beogradit.

“Ekstradimi i Morinës tradhëti e shtetit ndaj popullit dhe veprës së tij”, kishin shkruar tifozët në banderolën tjetër të shoqëruar edhe me foton e Ballistit.

Në protestë nuk mungon as vëllai i Ismail Morinës (Xhevahiri), i cili kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare.

Share This Article
2 Comments
  • Qeveria shqiptare u tregua kodoshe me Ballist Morinen.E arrestoi dy here ne Shqiperi ,dha shembullin personal,se si duhet arrestuar heroi i Beogradit.

  • Akuzat per te cilat akuzohet Morina jane krejtesisht POLITIKE.Kualifikimi juridik eshte mesazhi qe dergon Droni:-Shqiptaret jane AUTOKTONE NE HISEN QE U FALI ZOTI.,.Ky eshte mesazhi.Cfare krimi ka kryer ky njeri???Qe ketu sipas konventave nderkombetare per te drejtat e njeriut menjehere pezullohet extradimi ne shtetin perkates,konkretisht Serbi.Ne nuk kemi shtet,nuk kemi Jurista,qe ta mbrojne Morinen sipas konventave te te drejtes nderkombetare.Por kur nuk dini,pyesni?Jo nje dron,por edhe nje macok kuq ezi te kishte hyre ate dite ne stadium,huliganet serbe ishin te ndersyer te benin ate qe bene dhe nuk ishte faji i Morines.A ka ndonje JURIST FEDERATA,?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *