Ndryshimet politike të ndodhura në Shqipëri pas fitores së koalicionit të majtë në zgjedhjet e vitit 2013 duket se nuk janë pranuar apo nuk njihen nga të gjitha institucionet publike në Shqipëri.
Në fakt, një prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore, sikurse është Presidenti i Republikës, “nuk e di” se kryeministër i Shqipërisë është Edi Rama dhe jo më Sali Berisha.
Në fakt, në faqen zyrtare online të presidencës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani konsideron ende kryeministër të vendit Sali Berishën, të cilin e ka me foto dhe përshkrim në seksionin e kryeministrit të vendit.
Ja cili është përshkrimi i Nishanit për ish-kryetarin e partisë së tij:
“Pas fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar të drejtuar prej tij, Prof. Dr. Berisha më 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. Dha dorëheqjen nga posti i Presidentit një muaj pas humbjes në zgjedhje të PD-së dhe fitores së koalicionit të majtë.
Pas tetë vitesh në opozitë, Prof. Dr. Sali Berisha që prej vitit 2005 është Kryeministër i Shqipërisë njëherësh Kryetar i PD-së, partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.
Zoti Berisha është i martuar me znj. Liri Berisha dhe kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Prof. Dr. Sali Berisha zotëron gjuhët angleze, frënge, italiane dhe ruse.”
Nje gje e tille deshmohet nga print-screenet e meposhtme, te sapobera ne uebsajtin e presidences:



Ky nuk eshte lajm sepse ne ate faqe jane jetshkrimet e gjithe ish presidenteve… por provoni te klikoni linkun e kryeministrise ne faqen e presidentit. shihni cfare surprize do gjeni.
Cila eshte surpriza?
keto qe shkruani jane maja e aizbergut sali.
Sali Berisha u rizgjodh president ne kushte e terrorit me te Eger qe kishin njohur shqiptaret pas pushtimit fashist. U rizgjodh ne 3mars 1997 dhe Jo ne 3shkurt. U rizgjodh nga nje parlament I dale nga votat e vjedhura ne menyren me spektakolare, zgjedhjeve qe nuk u pranuan nga nderkombetàret dhe u propozua nga nje deputete e Dibres nga njefare Natasha qe nuk I eshte degjuar me zeri … U rizgjodh pas vjedhjes se parave te pastra te shqiptàreve… Rizgjedhja e tij ndezi revolten popullore dhe coi vendin ne anarki totale…U shofshin politikanet e sojit te Berishes e sahanlepiresit e tij si presidenti kukull qe na e viti Saliu per te na turperuar
eshte akoma me musteqe ..ari
Po ku eshte lajmi ketu. Po Jari cdo mengjes kur te ngrihet ti beje dua Sali Berishes se e beri njeri, i shpetoi jeten dhe e beri President. Jo si Edi Rama qe sa mori pushtetin ja futi bashkepuntoreve te tij ca i perzuri, ca i shpalli armiq, ca i la ne hije me gisht ne goje. Po qeveris me velinat e mjaftit dhe kurvat e Kocos.