Ka shumë legjenda e konspiracione rreth Hitlerit. Disa thonë se Holokausti nuk u organizua nga ai, por nga të tjerë që kishin si qëllim themelimin e shtetit të Izraelit, e të tjerë thonë se Hitleri nuk vdiq pas Luftës së Dytë Botërore, siç e kemi mësuar në librat e historisë.
Ka nga ata që thonë se ai u arratis për në Brazil ku edhe jetoi deri në moshë të thyer. Fillimisht udhëtoi për në Spanjë, më pas në Portugali për të shkuar më tej në Brazil.
Aty jetoi në një qytezë me 12 mijë banorë nën pseudonimin Adolf Leipzig. Pati edhe një të dashur të re braziliane e quajtur Cutinga, ndërsa jetoi deri në moshën 95-vjeçare.
Së fundi po qarkullon një foto e tij e bërë në vitin 1984, origjinaliteti i të cilës nuk dihet ende. Fotoja është pak cilësore për të përcaktuar atë si Adolf Hitleri që njohim.
Megjithatë, maskimi mund të ketë bërë punën e vet dhe “gjermani i vjetër” siç e quanin banorët atje, mund të ketë qenë vërtetë udhëheqësi nazist që shkaktoi një luftë botërore.
Një femër braziliane që ka publikuar foton, këmbëngul se ajo është e Hitlerit.
Ajo sfidon këto që është kundër; duke kërkuar bërjen e analizave të ADN-së. “Bëni ADN, do ta shihni se ai është Hitleri”, thotë gruaja. /Dita/

