FOTO: Një nga të plagosurit e Elbasanit, ish-polic i Antikrimit. Iu bë atentat në Shkodër në 2013

redaktor

Pavlo Vuksani një nga personat që mbetën të plagosur mesditën e sotme në Elbasan ka qenë punonjës i policisë kriminale.

Më 19 shkurt të vitit 2013, Vuksani ka rënë pre e një atentati me eksploziv.

Artan Koçeku dhe dy vëllezërit Nikolin dhe Marjan Thani i kanë vendosur eksploziv makinës së ish-efektivit Vuksani, në lagjen “Skënderbeg”, në qytetin e Shkodrës.

Ishte një operacion i koduar “Pikat e karburanteve”, që solli zbulimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët veç vendosjes së eksplozivit ndaj automjetit të oficerit të Policisë Vuksani akuzoheshin për grabitje.

Sipas Policisë ata kanë kryer grabitjen e 8 pikave të karburantit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës, vjedhjen e 12 dyqaneve (kryesisht televizorë “Plazma”), si dhe të 2 automjeteve.

Pavlo Vuksani
Artan Koçeku

i.b. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *