FOTO: Një udhëtim i bekuar në malin e shenjtë të Tomorit

redaktor

 

Të zbulosh shtigje të reja në një kohë kur njerëzit i duan gjërat e gatshme dhe rrugët e shtruara nuk është e thjesht.

Blerina Ago dhe Zamo Spathara, të cilët prej më shumë se 15 vitesh e kanë kthyer sportin e rafting në Kanionet e Osumit në aktivitetin e preferuar turistik të shqiptarëve, nuk ndalen së promovuari bukuritë e vendit. Me të drejt ata janë fokusuar ne zonën e Beratit edhe Skraparit prej edhe nga kanë prejardhjen.

Falë Agos, prej disa muajsh, një shteg i ri në malin e Tomorit po shkelet nga turist të shumtë të cilët Blerina i ofron një udhëtim në… parajsë!

Grupit të turistëve shqiptarë e të huaj  në këtë udhëtim i cili mundësohet nga Albanian Adventure Resort, iu bashkuam edhe ne këtë fundjavë.  Ecëm mbi mushka, mes dy fshatrave të cilët i lamë nën këmbët tona në terrenin e thepisur të malit të Tomorit.

I gjithë rrugëtimi disa orësh të bën të përjetosh momente të cilat vështirë se i has në ditë të zakonshme në të përditshme. Nga njërin krah të shfaqet mali i Tomorit, i magjishëm, i cili ngjan si një pikturë gjigante dhe perfekte, ndërsa në krahun tjetër, duket sikur ke në pëllëmbë të dorës gjithë Myzeqenë.

E çfarë ka natyra në Alpet e Zvicrës më shumë? !

Një qendrës në mes të udhëtimit për një drekë piknik në një  nga livadhet e shumta të terrenit që përshkojmë të bënë të shijosh ushqimin me të shijshëm që ke provuar ndonjëherë. Në atë lartësi edhe balta është më e ëmbël se mjalti.

Nëse doni që një ditë të largoheni nga monotonia e qytetit  dhe e një jave të lodhshme pune, ju ftojmë të udhëtoni në shtegun e lumturisë. Po po, është i tillë! Mali i Tomorit është një mal i shenjtë ndaj paqja që përjeton ndërsa shkel në tokën e tij është gati-gati e pashpjegueshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *