Foto/ Një udhëtim vizual i NYTimes në Shqipëri

Elton Tafaruci

Gazeta e njohur amerikane, NYTimes ka publikuar një seri me foto nga gjashtë vende të botës: Etiopia, Shqipëria, Australia, Finlanda, Peruja dhe Spanja.

Bëhet fjalë për gjashtë udhëtime vizuale të fotografëve të ndryshëm.

Në Shqipëri ka udhëtuar Camille Sweeney me Joachim Ladefoged.

Camille thotë se për herë të parë ka qenë në Shqipëri në vitin 1997, gjatë trazirave të atij viti.

“Rashë në dashuri. Ishte sikur ishim kthyer 50 vjet pas në kohë. Mes asaj kohe dhe vitit 2000, e kam vizituar vendin 13 herë si fotoreportere e gazetës ku punoja në Danimarkë. Vitin e shkuar, kur thanë se ka një mundësi të bësh një rrugëtim me biçikletë, Shqipëria ishte vendi ku doja të shkoja. Doja të shihja ndryshimet”.

“Shkova në vende ku nuk kam qenë më parë, në plazhet atje pranë kufirit me Greqinë dhe u gëzova kur e pashë që ishin plot jetë. Doja të bëja një dokumentar social, doja të tregoja një histori me foto. Ja ajo që bëra,” shkruan ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *