Një vilë romake është zbuluar rastësisht nga pronari i një shtëpie që po shtrinte kabllot elektrike në kopshtin e tij në Wiltshire. Bashkë me to u zbulua madje dhe një vazo e madhe guri, ku zonja Irwin mbillte mullaga, por që kishte qënë arkivoli i një fëmije romak.
Projektuesi Luka Irwin ishte duke bërë ca punime në oborrin e shtëpisë në fshat me qëllim që fëmijët të mund të luaninin tenis në një hambar të vjetër.
Aty ai zbuloi mozaikun e paprekur dhe nga gërmimet doli se vila ishte ruajtur shumë mirë dhe ky ishte një zbulim i veçantë i këtyre viteve të fundit. Vila mund të ishte një ndër më të mëdhatë e këtij lloji e një familjeje pasanikësh romakë. Bashkë me to u zbulua madje dhe një vazo e madhe guri, ku zonja Irwin mbillte mëllaga, por që kishte qënë arkivoli i një fëmije romak, shkruan BBC, citon Syri.net.
Po ashtu u gjetën disa molusqe, që ishin rritur artificialisht, të sjella aty nga bregu me fuçi me ujë të kripur dhe që dëshmonin se vila kishte qënë në pronësi të një familjeje të pasur.
Nga gërmimi u shfaqën gjithashtu objekte qeramike që dëshmonin statusin shumë të lartë të pronarëve të saj, monedha, kocka kafshësh që vriteshin në gjueti.



