Mund të konsiderohet njeriu më i fortë në botë dhe është ish-kampion bote, por po përballet me ndjekje penale.
Ai akuzohet se ka kërcënuar dhe dhunuar disa emigrantë pasi i ka gjetur të fshehur në kamionët e tij.
Kampioni i peshëngritjes Mariusz Pudzianowski, i cili drejton një kompani ndërkombëtare të transportit, u gjobit me 40 mijë euro nga autoritetet franceze, pasi në kamionin e tij po transportonte tetë refugjatë në drejtim të Anglisë.
Në një foto të publikuar në Facebook, ai paralajmëron të gjithë emigrantët se do t’i godiste pa mëshirë me shkop bejsbolli nëse do të hipnin në kamionët e tij.
Nga rasti, atij i është shkaktuar edhe 23 mijë euro dëm nga mungesa e mallrave në kutitë e kartonit. /DITA/

