FOTO: Njihni “fjakën” e kroatëve. Pak a shumë si gjumi ynë i drekës?

editor

Vendasit i thonë “fjaka”.

Për të huajt, sidomos perëndimorët, është pak e vështirë të kuptohet

Por “fjaka” është shumë e rëndësishme për kroatët. Pak a shumë si “gjumi i drekës” në Shqipërinë e Mesme – raporton Dita

Bëhet fjalë për një gjendje përhumbjeje që zgjat 1 ose 2 orë, gjatë së cilës ndërpritet çdo lloj kontakti.

BBC shkruante së fundmi për “fjakën” në një reportazh mbi Kroacinë të titulluar: Kur “të bësh asgjë” kthehet në mënyrë jetese.

Poeti kroat Jakša Fiamengo thotë se fjaka është një gjendje e veçantë e mendjes dhe e trupit.

“Është një gjendje jashtë vetes ose, nëse do, thellësisht brenda vetes, përgjumje dhe mpirje, indiferencë ndaj të gjitha nevojave të rëndësishme të ditës , një gjendje letargjie dhe pasiviteti i përgjithshëm. Ndjesia e kohës humbet. Më saktësisht: je gjysëm kudo dhe gjysëm askund”.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • A ka ndonje linguist qe te gjeje paralelizem origjine te fjales “fjaka” dhe “flej”, “fle”, te shqipes?

  • Fjaka është italisht fiacca o fiacco sinonim i fjalës stanco që do të thot i lodhur.(mi sento fiacco) ndihem i lodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *