FOTO/ Njihuni me “qytetin e shpellave” që po ‘bëhet’ 3D

Saimir Lleshi

Nottingham mund të konsiderohet si një qytet sekret; poshtë tij ka restorante, dyqane, bare e madje edhe shtëpi. Kur themi poshtë e kemi fjalën për nën dhe! Nottingham është qyteti i më shumë se 500 shpellave të bëra nga njeriu.

Gërmimet nuk kanë qenë të vështira për shkak të shtresës ranore të tokës. Shpellat janë kryer shekuj më parë, ndërsa aty kanë banuar murgj në periudhën e Mesjetës.

Një projekt i ri synon ta paraqesë “qytetin e nëndheshëm” në pamje tredimensionale dhe në 360 gradë për ta bërë kështu të dukshme nëpërmjet videos për vizitorët këtë botë të nëndheshme,

Referenca e parë për labirintet datojnë në shekullin e 9-të, ndërsa emri i vendit i është dhënë nga një murg, i cili gjatë udhëtimeve të tij ka hasur në një popullsi lokale që jetonte brenda shpellave.

Rreth 1200 vjet më vonë, ky emër ende mund të zbatohet, ndërsa në tunele janë rindërtuar ambiente moderne.

Banorët e hershëm, duke nisur nga shekulli i 4-t, thuhet se gërmuan me gurë shpellat për të gjetur vend për të fjetur.

Mbi të gjitha, temperatura në këto shpella është konstante; 16 gradë. Në shekullin e 15-të, qyteti i shpellave ndryshoi destinacion; pasi aty filluan të regjeshin lëkurët, ndërsa mbetjet përdoreshin në bujqësi.

Gjatë historisë, shpellat janë përdorur për funksione të ndryshme. Për shembull, gjatë luftës ishin vend ideal për të shpëtuar nga bombat, por thuhet se kjo zonë ka qenë e vetmja e paprekur nga murtaja në mesjetë, sëmundje që ka shkaktuar kërdinë në Evropë. /Dita/

p03fggc6 p03fgghq p03fggn4 p03fggqb p03fghdh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *