Këto pamje që të kujtojnë pyjet fantastik të Europës, në fakt i përkasin një prej perlave të Shqipërisë, Luginës së Valbonës në Tropojë.
Ngjyrat e vjeshtës kanë pushtuar tashmë luginën e Valbonës, ku stina e “artë” i ka dhënë një tjetër bukuri kësaj lugine përrallore.
Fotot tregojnë ngjyrat fantastike që ka marrë kjo luginë, ku edhe në këto ditë të ftohta nuk mungojnë grupet e shumta të vizitorëve nga i gjithë vendi.
Lugina e Valbonës dhe lumi më të njëjtin emër janë një prej destinacioneve më të vizituara në Shqipëri në vitet e fundit.
Magjia që fal natyra në këto vise, është një spektakël unikal natyre dhe fotot nuk duan shumë komente…



Mrekulli Valbona,e kam shijuar kete mrekulli para 3 vjetesh..
e vetmja barsalete me vend, per “leberit”, pervec vaporrit, qe e kane pare e ngrene, eshte dhe uji i ftohte, qe dogji germani… jo me pake me vend, eshte dhe prroi qe “bon val” ne tropoje , leni prrallat me turizma, rritni dhi e dele dhe shijoni ajrin e paster per vete . turizmi s’eshte pune, eshte “gallate” .europiane, qe …s’ngjit ne shqiperi, ne c’do cep e ne c’do vend .
me qene se disa “tema” i quani tabu dhe s’i botoni komentet per to’, mos thoni komentoni, se beheni si ata spiunet, qe te “gjuajne” pas kraheve . faleminderit !