FOTO/ Opozita në protestë, për Xhafajn ditë normale pune

Ornela

Pavarësisht protestës së opozitës të cilët kërkojnë largimin e tij nga detyra, kjo e shtunë për Fatmir Xhafajn është si një ditë e zakonshme pune.

Ai ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme rreth orës 09:30.

I pyetur nga Ora News nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët ai tha vetëm: Qetësi

Xhafaj do ta ndjekë protestën nga salla operacionale.

Protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, ndërkohë që në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie në gatishmëri. Forcat Speciale dhe RENEA qëndrojnë pas Kryeministrisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *