Në janar 1919 Ismail Qemali niset drejt Romës. Por autoritetet i kërkojnë të ndalojë në Peruxhia derisa të merret një përgjigje nga kryeqyteti italian nëse mund të pritej atje. Në hotel “Brufani” ku kish bujtur, ai vdes nga një hemorragji cerebrale më 26 janar 1919.
Balsamosja e trupit para se të dërgohej në Shqipëri, hodhi që atëherë dyshime për ndonjë helmim të qëllimshëm, pasi Italia mbante ende protektoratin mbi Vlorën. Patriotët shqiptarë kërkuan sjelljen e trupit për t’u varrosur në sheshin qendror të Vlorës, por komanda ushtarake italiane, me sebepin e projektit ende në studim të rregullimit të sheshit, nguli këmbë që trupi të vendosej në kalanë e Kaninës, të paktën përkohësisht.
Ironikisht, pikërisht italianët morën përsipër organizimin e ceremonisë së varrimit dhe vunë kushtin që gjatë procesionit “të mos kishte shpërthime patriotike”. Pas disa debatesh u arrit marrëveshja e komandës italiane me këshillin bashkiak shqiptar, që gjatë kortezhit vetëm arkivoli të ishte i mbuluar me flamurin shqiptar.
Nga Peruxhia, trupi i pajetë i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindisit. Arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë. Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919.
Herën e dytë, rivarrimi i Ismail Qemalit është bërë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932 ose 20 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë.
b.m. / dita
Po trupin e Ismahil Qemalit do ta binte ne Vlore ai ministri i kultures se qeverise se Sali Berishes, bile kishte biseduar dhe me italanet dhe ata i kishin thene :dakort. “Kuje, kuje…” thote Hysni Zela ne nje kenge, çfare qeverie kemi pasur, çfare kryeministri qe tani eshte bere lolo, pa lere çfare ministri kulture. KY eshte vendi yne?!
Po kete kujen tjeter ketu, qe ky zhgaravites qe ka bere kete shkrim per 2 varrimet e Ismail Qemalit, do te na hedhi hi syve, bile sy per sy, se dy fotot e para jane te dy varrimeve, njeri i vitit 1919 dhe tjetri i vitit 1932, kur ato duken qarte qe jane te te njejtit varrim, atij te vitit 1919, sepse ushtaret qe shoqerojne kortezhin jane italiane, nga kapelet karakeristike te tyre. Gjithashtu edhe prfaqesuesit e klerit mysliman, duket qe eshte e njejta trupe. Ka shume mundesi qe edhe fotoja e trete te jete po nga i njejti varrim.
Nji pyetje kam per atikullshkruasin.
keni ndonji informacion kur dote ndodhe zhvarimimi i trete i Enver Hoxhes nga vavarrezat e Sharres ne Kalane e Gjirokastres ku eshte vendi tije legjitim! Pyetje koti don´t you think?