Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit.
Një automjet tip “Ford” është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Benz” rreth orës 15:30 në afërsi të Bankës së Shqipërisë.
Zona është e mbipopulluar dhe ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, që kanë vrapuar për të shpëtuar nga rrotullimi i makinave.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.06.2017, rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur.
Mjetet e përfshira në përplasje janë automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin S. P.
Nga kjo përplasje nuk të lënduar. Punonjësit e Policisë Rrugore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.


