Partia Demokratike ka publikuar atë që ajo e quan “harta e familjeve mafioze” në Shqipëri.
Harta është rreth 2 metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar.
Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruçi e Taulant Balla.
o.j/dita

