FOTO/ Policët e shpejtë brenda qytetit

Saimir Lleshi

Forcat e rendit do të kenë që prej ditës së sotme motorë të rinj. Për rastin u zhvillua një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza”.

Këto njësi do të operojnë në pjesën më të madhe në Tiranë dhe në disa qendra kryesore urbane.

Në këtë event mori pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, drejtues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme , të Policisë së Shtetit dhe të Akademisë së Sigurisë.

Çako theksoi se Patrullës së Përgjithshme i janë vënë në dispozicion 73 motoçikleta të pajisura me të gjitha pajisjet bashkëkohore policore, me radio portative dore, dy kaska mbrojtëse, sinjalistikë pamore dhe zanore, etj.

“Ky shërbim do të ndikojnë drejt për drejt në rritjen e besimit ndaj komunitetit, pasi do i shërbejmë atij më shpejt dhe me profesionalizëm, duke ju përgjigjur në një kohë më të shkurtër nevojave të tij”, tha ai. /Dita/

 

12670236_1099554823428009_83779121857113315_n 12705180_1099555083427983_4630849328916968003_n 12710883_1099555150094643_8469984356107114354_o 12715344_1099554863428005_3676849472687560584_n 12715345_1099555093427982_3500270916829695713_n 12716063_1099554996761325_8003491224844413891_o

Share This Article
3 Comments
  • Si motorist keto 30 vite akoma deri ne keto momente,jam i mendimit se APRILIA-SHIVER 750cc,Nuk eshte motor i pershtatshem per nje force policore,e para nuk eshte ekonomik,Aprilia njihet per djegie jashte mase te benzines ne krahasim me motoret japonez apo gjerman.e dyta eshte motor i zhveshur nj Vtwin pa ndonje force kushedi.Ai qe ka fituar tenderin per te pajisur Policine do i kushtoje shtetit shtrenjte.Aprilia ka pjese dyfish te shtrenjta dhe nuk njihet per jetegjatesi.megjithate fat te mbare dhe kujdes hendeqet se Aprilia i pelqen shume kanalet dhe nuk mbahet dot pa vajtur ne to.pra frena te dores se trete.

  • jam dakord me ty, por aprilia 750 shiver kushton per konsumatorin sot ne dyqan 7000 eur dhe me siguri ne tender e kane blere per 5500…keshtuqe bmw nuk mund ta arrinte ate cmim e me siguri as honda apo yamaha..
    do isha per nje guzi sipas tradites se policise sone por ne fund te fundit edhe ajo eshte piaggio dhe modeli me i afert (breva) kushton ne dyqan rreth 750 euro me shume..

  • cfar motora jane keto? mo injorance qe ka ne administraden e policise se shtetit nuk e gjine ne gjithe boten!!! me keto motora mburret sot policia e shtetit boooooooooooooo cfar injorance

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *