Policia e Korçës dha sqarime të reja në lidhje me arrestimin e një shtetasi nga Mali i Zi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas policisë, në pranga përfundoi Dragoljub Konatar, 46 vjeç, banues në Mojkovac .
Arrestimi i tij u bë pasi, dje në dalje nga Shqipëria, pas skanimit është ushtruar kontroll brenda mjetit tip Furgon. Në karrocerinë e mjetit janë gjetur 49 pako, të mbështjella me natriban transparent, me një peshë totale 53 Kg, me bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa. Gjithashtu, është sekuestruar edhe 1 automjet, 1 aparat telefonik celular, si edhe 200 Euro.
Materialet i kaluan, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /Dita/

