Foto/ Policia kërkon ndihmë për identifikimin e kufomës

Elton Tafaruci

Pak ditë më parë trupi i një njeriu pa kokë u gjet në Kodër Selitë të Tiranës. Ishte një kalimtar që njoftoi policinë për trupin e skeletizuar.

Policia  nisi hetimet, por nuk ka mundur që të identifikojë trupin. Për këtë qëllim ditën e sotme, policia ka dhënë detaje në lidhje me trupin e gjetur.

Kufoma është i seksit mashkull, mosha rreth 20 vjeç dhe gjatësi mbi 160 cm. Sëbashku me skeletin janë gjendur:

– Një palë atlete “adidas”

– Një palë tuta, ngjyrë blu.

– Një palë të brendëshme me ngjyrë gri, me mbishkrimin “MEN sport”.

“I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrin e telefonit 0694110202”, bën të ditur Policia e Tiranës.

kufoma (3)kufoma (2)9399c514-dbf4-4371-86d3-9c7eea38958fkufoma (1)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *