Dy peshkatarë janë shpëtuar nga organet përkatëse në Porto Romano. Ata rrezikonin të mbyteshin për shkak të motit të keq.
“Menjëherë me marrjen e këtij informacioni janë organizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Durrës me mjet lundrues nga deti dhe shërbimi patrullë nga toka.
Është bërë lokalizimi i zonës ku ndodheshin personat në zonën e Porto Romanos dhe iu dha ndihmë 2 personave. Pasi janë nxjerrë nga deti, peshkatarët menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre” informon policia e Durrësit.
Sipas policisë shtetasit Sh.K 63 vjeç dhe S.C 30 vjeç, ishin peshkatarë amatorë dhe kishin dalë për gjueti me grepa me një mjet lundrues pa motorr tip “Pedalon” dhe për shkak të kohës së keqe u ndodhën në vështirësi lundrimi ku u rrezikua jeta e tyre. /Dita/

