FOTO: Postimi i çuditshëm në Twitter, Berisha, vargje tallëse për Covid dhe Lulzim Bashën (!?) Por më pas zbulohet se…

Rovena Cerka

Ish lideri 76 vjeçar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njëkohësisht kandidat për deputet në listat e 25 prillit, ka publikuar mbrëmë vonë në Twitter një fotografi të pasardhësit të tij me të paktën 15 persona të shfaqura në të.

Fotografia ka diçiturën e çuditshme: Luli dhe burrat e Kurbinit duke pritur me gota rakie voten e grave Kurbinase.

Si për të justifikuar “patriarkalizmin” që e karakterizon, apo për të “ngacmuar” Bashën që me vështirësi arriti të respektojë ligjin për respektimin e kuotës gjinore, Berisha vjen me këtë postim të orëve të vona në vargjet: s’ka COVID, s’ka COVID we singing, we dancing in kurbini area s’ka COVID, s’ka COVID.

Lajmi i mësipërm u përhap mbrëmë nga disa portale. Vetëm se pas verifikimit u zbulua se … profili me15.4K ndjekës që ka postuar foton dhe vargjet nuk është i Berishës real, por i dikujt që tallet me të.

c.r/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Njethundraket qe shikojme ne foto dhe soji i tyre te perjashtohen nga votimi, fatet tona nuk mund te jene ne dore te ketyre kellirave me koto surreter tmerrojne edhe vampirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *