FOTO/ PS dhe LSI në valle

Ornela

Dasma e Xhensilës dhe Besit, mblodhi në Pallatin e Brigadave shumë personazhe të dashura të jetës publike, mes tyre artistë, politikanë, sipërmarrës.

Xhensila Myrtezaj Kallaku, nusja më e re e skenës, ka bërë bashkë në valle dy rivalët politikë, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Ndonëse aderojnë në forca rivale tashmë, Kryemadhi e ka shprehur gjithmonë hapur vlerësimin për punën e Veliajt dhe ky i fundit nuk ka bërë shumë komente kur është pyetur për raportet me LSI, shkruan revistawho.

Në foton e publikuar nga Ardit Gjebrea, të dy shfaqen të gëzuar dhe duket se po e shijojnë festën e çiftit, ku sigurisht nuk kanë vend ngjyrat dhe bindjet politike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *