Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë. E para me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit.
Deri tani bilanci është 63 viktima dhe më shumë se 150 të humbur, ndërsa vazhdojnë që prej orësh operacionet frenetike për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.
Por bilanci mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.
Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.
Kryetari i kësaj komune ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.
“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi.
“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha… Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”,ka shtuar tutje ai.
Ndërsa kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.
Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore. Në Facebook është shkruar se në malin Gran Sasso një pjesë e madhe e shkëmbit është shembur gjatë tërmetit.
“Kemi lajme për të lënduar dhe për kolapsime të ndërtesave”, ka thënë kreu i kësaj agjencie, Frabrizio Curcio.











