VIDEO: Kryeministri përvesh mëngët, mbledh mbeturina në pyllin e Sodës në Vlorë, shpall prioritet pastrimin: “Do bëhemi kampionët e Ballkanit”

J L

 

Pastrimi i Shqipërisë u shpall nga Vlora si prioritet i mandatit të tretë. Vetë kryeministri Edi Rama e ka njoftuar këtë.

Ai ka përveshur mëngët dhe ka filluar pastrimin e territorit nga pylli i Sodës në Vlorë, për të vijuar, siç u shpreh kryeministri, në të gjithë vendin.

Aksionit i parapriu një fjalim me porositë e tij ndaj kryebashiakëve, por edhe thirrje për qytetarët.

“…Sikur secili atë shishen plastike që zbraz teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës të mos e hedhë, apo secili që vjen në hijen e pishave t’i marrë me vete ato mbetje që prodhon, atëherë ne nuk do turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm që na i ka falur Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë në Zot, që na i kanë zili shumë por jemi ne arsyeja që lë një shije shumë të hidhur edhe tek ata që e vizitojnë…

Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve, situata kudo edhe këtu, ka qenë shumë më keq disa vite më parë, por është shumë keq si duhet të ishte dhe si duhet të jetë Shqipëria që pretendon bazuar në të gjithë ato që i ka dhënë natyra e Zoti të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm” – tha kreu i ministrave.

Edhe në periudhën e verës, Rama u shfaq para mediave teksa mblidhte disa mbeturina në fushat sportive të ndërtuara në zonën e Lugomares në Vlorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Çan mutlu son

Share This Article
12 Comments
  • Për ta thënë në dialektin e zonës, Shqipëria do shkrromjepset nga duararti Edi – edhe duar-larë tani që na u bë sebep CoVid-19 -dhe të vetët, që sot kishin krijuar dekorin dhe skenografinë e pastruesit në pyllin e Sodës.

    Në formën e këshillave të xhaxhi Enverit që fliste për mbledhjen e thërrimeve dhe bërjen kokodash me djathë, edhe kryeministri i Shqipërisë, ka këshilluar sesi mbahet ambienti pastër:

    Kursimi është përgjegjësi e përbashkët, por edhe pastërtia ama. Sidomos tani që sorollopi i Edit dhe Belindës dhe Damianit kanë rregulluar punët…

    Është e çuditshme sesi ndryshon regjistër ky njeri. Sesi i udhëzon të vetët, qorrat e partisë dhe pushtetit që t’i përshteten politikave ditore të dekretuara nga i njëjti njeri. I njëjti që e shpall Shqipërinë perlë të Mesdheut, që tall e përçmon ata që ngrenë shqetësime për pisllëkun e madh, kurse sot, kur muti është bërë mullar, del me bidon e thes në dorë si shërbyesi i parë.

    Është e nevritshme edhe mënyra si promovohen këto nisma. Të shohësh nevojën e një njeriu për pak teatër prej shtetari kur rreshton njerëz në uniformë me mjetet e rastit: një herë një lopatë, njëherë ca makina për ndihma, si e si për të shitur rregullin si produkt që e konfirmon qeverisjen, kur vetë objektivi për pastrim flet për rrumpallën që vazhdon.

    Të flasësh 8 vjet rresht për Rilindje Urbane, për projekte infrastrukturore, të mburresh me reformën territoriale dhe befas një ditë të dalësh e të thuash se tani do pastrojmë, duhet të jesh i pafytyrë deri në nivele të panjohura. Por Shqipëri Hesapi!

    • Neqoftese do kishte shtet ne shqiperi ne kuptimin e vertete te fjales do e pastronin shqiptaret nga gjithe bota me gjuhe ate vend ama ne kete situate qe eshte le ta pastrojne te korruptuarit e ketij vendi qe e kane zhvatur dhe vazhdojne ta zhvasin!Ska vrasje ndergjegje kur cdo gje eshte e degraduar!

      • Vras mendjen mos valle skenari dhe regjia kane arritur deei aty sa te marrin dhe plerat me vete qe te dali ky mashtruesi per te bere keto perversitete!?

        Shko pastro lumenjte edi rama se i ke dhe duart e gjata!

    • Vlora bëre më lart një krahasim me Enver Hoxhën, të cilit duhet t’I kërkojmë ndjesë, sepse me thënë të drejtën e mbante fjalën sa herë e thoshte. Edhe për të shtrënguar rripin na e shtrëngoi si rrallë kush, por edhe kur fliste për armiq hurin e përdorte si usta.

      Sot problemi është se kemi një qeveri, disa qeveri që premtojnë Zvicrën dhe nuk mbajnë dot standardin e Kamzës. Si mundet që në vitin 2021 të shpallësh prioritet pastrimin, pasi ke shpallur se reformat e bëra në 8 vjet nuk janë bërë në 100 vjet!

  • Teatri u shemb.
    Cfaqje teatrale nuk ka me.
    Parazite,demagoge,mediokrritete,nuk do paguajme me.
    Do te performoje vetem aktori i madh me fame boiterore,partneri i Leonardi di Caprio ne filmin me titull:Mbroni Vjosen nga papastertite!

  • Edi Rama mos harxho para te blesh satelite por bli makina pastrimi bashkekohore dhe paisi bashkite,ose ne se kompanite private nuk kane te tilla makineri mos lidh kontrate por bashkia te punesoje pastruesa.

  • Ne fakt Ramuti mbledh milionat
    Te shesesh Triportin per 1 euro ja vlen te mbledhesh ca letra.
    Apo jo Ramut?
    I hedh naten, i mbledh diten.
    Nga dolen gjithe keto letra nga pylli. Po te jene hedhur nga Restorantet, veruni gjoba, pune e thjeshte.
    Po nje dore interesante i hedh dhe nje tjeter me interesante i mbledh. te dy duart e Ramutit.

  • Cudi, eshte pa shallvare kur mbledh plerat.
    Kur vizition Varrezat e Deshmoreve dhe per Festat Kombetare vishet si qen rrugesh.
    Plere e ndyre, me e ndyre nga plerat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *