FOTO: Rama promovon Lagunën e Karavastasë

DITA Online

Në vijim të promovimit të pasurive natyrore të vendit, kryeministri Edi Rama veçoi sot një pamje fantastike nga Laguna e Karavastasë, laguna më e madhe në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në Adriatik.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje fantastike nga Laguna e Karavastasë, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Kryeministri në rrjetin social “Facebook”, duke postuar një foto nga Laguna e Karavastasë.

Laguna e Karavastasë përbën sipërfaqen më të madhe (4.100 ha) të kompleksit ligatinor të Parkur Kombëtar Divjakë-Karavasta, që shtrihet ndërmjet lumit Shkumbin në veri dhe lumit Seman në jug, 40 km në perëndim të qytetit të Lushnjës nga ana e bregdetit Adriatik.

Karavastaja është një nga tri zonat Ramsar në Shqipëri. Ajo është strehë për një numër të madh të shpendëve dimëruese dhe po ashtu është një vend i rëndësishëm për shumë specie me interes të madh të ruajtjes, si Pelikani dalmat (Pelecanus crispus).

 

Share This Article
2 Comments
  • Ne fillim fillove me kryeministrine e Saliut tani vazhdon me natyren e bukur shqiptare.Mos fotografo ato qe ka krijuar zoti ose natyra se i dine njerezit vete!Sigurisht qe te gjithe ata qe kane xhepin e ngrohte behen romantik kurse te tjereve me probleme nuk ju hy ne sy fare!Kaluan 4 vjet cfare bere?Pervec disa sharjeve asgje.Po disa hajdute energjie i fute ne burg me ndihmen e hajduteve prokurore e gjygjtare te Saliut.Zhgenjim je ti per kete popull!Te pakten te mos premtoje do ishte me e ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *