FOTO: Rikonstruktohen disa rrugë në zonën e “Komunës së Parisit”, ja si është transformuar lagjja

DITA Online

 

Përfundimi i segmentit të Unazës nga Kopshti Botanik deri te Shkolla Teknologjike, i ka dhënë mundësi Bashkisë Tiranë që të ndërhyjë në të gjithë infrastrukturën e lagjeve përreth, duke përmirësuar ndjeshëm dhe cilësinë e jetës së banorëve të kësaj zone në Njësinë 5.

Disa nga rrugët që ishin bërë shqetësim i vazhdueshëm i banorëve dhe sidomos për kalimin e nxënësve dhe fëmijëve, si rruga “Robert Zhvarc”, rruga “Prokop Mima” apo një pjesë e rrugës “Medar Shtylla” tashmë janë rikonstruktuar plotësisht, ndërsa disa rrugë të tjera janë bërë nga e para.

Krahas asfaltimit dhe shtrimit të trotuareve, në të gjitha këto rrugë janë kryer të gjitha punimet nëntokësore, duke bërë të gjitha kanalizimet, shtrirjen e rrjeteve të internetit dhe telefonisë, duke garantuar tashmë një jetëgjatësi të investimeve të bëra.

Transformimi i këtyre rrugëve, ka sjellë jo vetëm një lehtësim të trafikut të makinave në një nga zonat më të mbipopulluara të Tiranës, por ka rritur njëkohësisht edhe vlerën e pronës.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *