Gazetari i VOA-s, Ilir Ikonomi, ka sjellë një foto të rrallë të Rrapit te Ura e Tabakëve në Tiranën e vitit 1900.
Ja çfarë shkruan ai: “Tirana kishte Rrapin e Tabakëve, një monument shekullor pranë urës me të njëjtin emër. Kjo ishte një pemë e çuditshme, që dukej si e rritur jashtë ligjeve të natyrës, sepse nga trungu i saj gjigant, mbinin disa nëntrungje.
Nga e gjithë kjo hallakatje, që i ngjante flokëve të pakrehura të një gruaje, dilte një degë e gjatë dhe e trashë, e cila varej thuajse paralelisht me tokën, aq sa ishte habi se si nuk rrëzohej”.

Me falni per shprehjen:
Po cfare mut rendsie ka ai rrap qe nuk i ka ma rrajte ne toke e nuk ban hije askund.
Kur ne komentin time kam cilesue nji Bli gjigand ma shume se 150 vjecar e radhe mund te gjindet nji i dyte si ky.Ku jep kenaqesi ajrit te asaj bjeshke me kundermime blinit.Me informim faktit qe pak kush mund ti dije.Dhe ajo toke e vorreve ne Pecaj asht dhuru per vorret e fisit Pecaj nga shtepia e Deli Koles qe jane ne nji rraje vllazen me ato te Bajraktarit,MarLula i Lush Preles.Por e dhe te nji rraje me ish futbollistin e Vllaznise Portierin Dode Tahirin.Jo vetem kaq por edhe ne nji rraj vellazen e gjakut me ish lojtarin e vllaznise Xhelal Juka(Qukaj) nga ku bajne pjese deshmorja Shenaze Juka(Qukaj) si dhe ministri i Zogut Musa Juka(Qukaj) dhe ish profesori i im sa i shkelqyer aq dhe i nderuar Galip Juka(Qukaj) ne ekonomikun e Tiranes 1958.