E kanë pagëzuar si Madeline McCann e Afrikës së Jugut. E rrëmbyer kur ishte vetëm 3 ditëshe në maternitet nga një grua e veshur si infermiere, e rriti për 18 vite, duke i lënë të besonte se ishte nëna e saj biologjike. Tani, gruaja është arrestuar dhe dënuar me 10 vite burg. Ndërsa vajza më në fund mësoi të vërtetën.
Një histori e pabesueshme jo vetëm për mediat afrikanojugore. Gjithçka ndodhi më prillin e vitit 1997 në maternitetin e Kejp Taunit. Një grua lind një vajzë, të quajtur Zephany. Tri ditë më vonë vajza zhduket. Ndërsa nëna flinte, dikush e rrëmbeu.
Prej atëherë kërkimet për çiftin Celeste dhe Morne Nourse zgjatën për 18 vite me radhë. Apele në rrjete sociale dhe në gazeta dhe çdo vit i festonin datëlindjen sikur vajza të ishte mes tyre. Nuk u dorëzuan kurrë prindërit dhe pas 18 vitesh mësuan të vërtetën.
Gruaja e veshur si infermiere, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, e rriti vajzën duke i thënë se ajo ishte nëna e saj e vërtetë, ndërkohë që burrin e kishte gënjyer se një grua e quajtur Sylvia, që kishte takuar në stacionin e trenit në Kejp Taun, i kishte besuar fëmijën.

