Fondi Shqiptar i Zhvillimi njofton se kanë përfunduar punimet në rrugën “Lalëz-Bizë-Draç”, 6.8 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Rruga është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit me pjesën tjetër të Njësisë Administrative Ishëm, pjesë e Bashkisë Durrës.
“ Janë rreth 5,000 banorë të kësaj Njësie Administrative, që përfitojnë drejtpërdrejt nga rikonstruksioni i këtij segmenti. Rruga e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale” njofton FSHZH.
b.m. / dita





Mbase gaboj, por me duket thjeshte rruge nje kalimshe!
Nuke di pse nuk vijezohet rruga ne mes per te ndare korsite per te treguat se ku mund te parakalohet dhe ku jo Ku eshte kthese dhe ku jo Pse vazhdojme te punojme kaq dobet
Nuk jan vijëzu akoma se “pronari” Like mete ka shku m’Theth me u heth.