Foto sa një mijë fjalë, “shqiptari dhe tradhtari”…!

Dita

PAOK-­Borusia e Dortmundit, e luajtur më 1 tetor për fazën e grupeve të Ligës së Europës, që përfundoi 1­-1. Në të dyja skuadrat kishte nga një shqiptar.

Njëri përfaqëson ngjyrat kuqezi, Ergys Kaçe, ndërsa tjetri me “atdhe” të konvertuar, Adnan Januzaj ka veshur fanellën e kombëtares belge.

Të dyja skuadrat janë në të njëjtin grup, C, të Ligës së Europës.

Kjo foto që po bën xhiron në rrjetet sociale ka fokusuar një moment dyluftimi mes dy shqiptarëve në mesfushë.

Tifozët në internet i kanë vendosur diçiturën “shqiptari me tradhëtarin”.

Ergys Kaçe (lindur më 8 korrik 1993) është një futbollist shqiptar, i cili luan aktualisht me PAOK-­un në Superligën Greke dhe me kombëtaren shqiptare. Kaçe ka lindur në Korçë; familja e tij lëvizi në Greqi kur ai ishte vetëm tre vjeç.

Më 4 shtator 2013, Kaçe u përfshirë në një “skandal” sipas medias sportive greke, pasi shpërndau një foto të vetën, i veshur me një bluzë me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u gjobit nga klubi.

Adnan Januzaj ka lindur në Bruksel të Belgjikës, ku familja e tij emigroi në vitin 1992 nga Istogu, Kosovë.

Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011.

Tani është i huazuar te Borusia e Dortmundit, ndërkohë që te kombëtarja belge ka gjetur pak hapësira, për shkak të konkurrencës së madhe në grupin e Marc Vilmots. / Me shkurtime nga Telesport /

Share This Article
7 Comments
  • Shkrim psikopatesh, pse qenka tradhtar Jonuzaj more idiot, pse nuk luan per Shqiprine. Ne Shqiptaret duhet te jemi te lumtur qe bije e bija shqiptaresh luajne dhe perfaqsojne kombe te tjera ne Bote,ose keta kombe d.m .th perfaqsohen nga shqiptaret.

    • ti qeke idiot 24 karatesh, se po luftove dhe punove kunder atdheut tate quhesh tradhtare. Mbase do na mbushes mendjen Hamza Kastrioti dhe Esat Toptani kane qene patriot te thekur.

    • Edhe ai kosovari qe luan per serbet dhe e mohon totalisht Kosoven,na qenka shqiptar,simas teje?! Keshtu i bie qe edhe Janullatosi,me origjine arvanitas,i derguar nga Asfalia me mision te posacem, te jete me shqiptar,se shqiptaret !

    • Asnjeri nuk eshte tradhetar aty pasi autori i ka vendos ne thonjeza shprehjen tradhetar e patriot –

      Mesoni shqipon more, se jeni hajvane fare –Ajo shprehje aty ne thonjeza per tradhetar e patriote, eshte si nje metafore , dhe nuk tregon se ata jane me te vertete tradhetar apo patriote

      -Me teper autori kerkon te thote se te dy jane shqiptare, pavaresisht se njeri loz per Blegjiken dhe tjetri per Shqiperine

      Te dy jane shume lojtar te mire, dhe edhe Januzaj mund te vinte me kombetaren tone por i jati vendosi qe te lozi per Belgjiken

      Megjithate Januzaj ka kerkuar te vije me komebtaren tone tani, dhe duhet te shikojm

      Kace eshte lojtar i shkelqyer dhe duhet te jete patjeter stabel ne formacionin tone, porse esht shume i ri dhe ka kohe

      Kjo foto esht shume e bukur .Megjithse Januzaj e ka mbrojtur topin me trup shume bukur, Kace ka mundur te fuse kemben direkt tek topi duke e marre ate

      Megjithate mua me pelqen Januzaj jashtezkonisht shume–Eshte super i talentuar
      ,,–AI eshte si Krojfi dhe trajneri belg ben shume gabim qe nuk e aktivizon nje lojtar per te cilin Sir Fergusona, ish trajner i Manchester United , linte koken

  • Merruni me Tecin e Vlores dhe me vjedhjet e qindra milionave, me Fullanet, Kurumet, me Banker Petroleum , me Vjosen, koncesionet ,..
    Aty ku parashikohen investime te medha, dhe projekte te medhaja, aty jane vjedhjet me te medhaja.
    Keta jane kriminelet e ketij vendi.
    Mos u merni me Januzaj, por me Berishen-Meten-Ramen dhe Bashen.
    Keta jane tradhetaret e vertete te Shqiperise

  • Rrofte kombetarja e xhani de Biazit!Sa per keto talentet e adoleshences,qe thoni ju,,…Kemi 60 vjet,qe presim te behet kerrici kale,por kerrici gomar se gomar behet!

  • JANUZAJ NUK ESHTE FORMUAR FARE SI LOJTAR NE FUSHAT “SHQIPETARE”, POR NE ATO TE BELGJIKES.

    NE, TI BEJME PRESION FEDERATES QE TE INVESTOJE NE FUTBOLLIN E MOSHAVE.

    SOT, QE FLASIM GJYSMA E LOJTAREVE TE KOMBETARES JANE TE KOSOVES E GJYSMA TJETER BIJ EMIGRANTESH TE FORMUAR SI LOJTARE NE FUSHAT E BOTES.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *