Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Blendi Fevziu duket se kanë lënë pas armiqësinë mes tyre.
Ata janë fotografuar se bashku në zyrën e ish-kryeministrit, teksa kane shtrënguar duart me njeri-tjetrin.
Fotoja është postuar në rrjetet sociale nga zëdhënësia e Berishës, Erla Mëhilli.

Ish-kryeministri Berisha dhe gazetari Fevziu kanë pasur një raport miqësor me njëri-tjetrin.
Miqësi që mori fund në një emision të vitit 2013.
Vetë Fevziu është pyetur shumë herë për miqësinë e prishur me Berishën, duke thënë se nuk e di arsyen.
“Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari kam krijuar marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe, përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet e tij prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”, ka qenë shpjegimi i Fevziut.

a.s/dita

Blendi si gazetar je professional, por je pak servil…dhe kjo ti zbret piket…