Kamer Idrizi, 42 vjeç, banues në Shkup dhe me origjinë nga Shqipëria është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi bashkë me kushëririn e tij, duke përgjakur natën e fundit të muajit të Ramazanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.
Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me të afërmin e tij, të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi.


Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e dyfishtë. Pista ku po hetohet është e shkuara e errët e vetë Idrizit.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur prova të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Kamer Idrizi njihej si investitor i fuqishëm, por edhe person problematik në zonë. Në 2019, disa persona të maskuar, hapën zjarr ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup. Fatmirësisht Kamer Idrizi bashkë me miqtë e tij Jeton Krivanjeva, Afrim Sulimani dhe Ensar Iseni, shpëtuan.
Dyshohet se mes tyre ka pasur konflikte për trafikun e lëndëve narkotike.


Në profilin e tij në ‘Facebook’ mund të shihen foto të shumta të Idrizit me zyrtarë të lartë të partisë Lidhja Socialdemokrate e qendrës së majtë në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu ai ka foto nën shoqërinë e Kryetarit të komunës së Butelit Smilevskin, drejtorin e ERFR, zyrtarë lokalë etj.
n.s. / dita

Eduam sKiperine si Kim Mehmeti me MaQIdonine
Droga
Po ky lumadhi nuk kishte blere nje makine te blinduar anti plumb , por leviste me Golf sikur ishte pronar i ndonje kioske
Ngushellime familjes. Si cdo zgjedhje ne jete edhe kjo ka koston e saj. Pak kush merr persiper rriskun.
Ne fund te fundit sherbejne si shembuj per brezin e ri.
Investitor i fuqishem …
Bullgarët e sllavizuar si dhe jugosllavët e tjerë në krim dhe në religjion i favorizonin shqiptarët kurse në shkollim punësim infrastrukturë tepër minimalisht aq sa i impononin kreditorët nga Perendimi i njejti trend është akoma por Kim Mehmetin nuk e pengon të qenurit insan i rendit të Dytë