Foto/ Si duket sot djali i vogël që përloti botën

Ornela

Djaloshi i vogël tre-vjeçar, Omran u bë një ikonë globale gushtin e kaluar, pasi shtëpia e tij u bombardua në muajt e fundit të rrethimit të Aleppo.

Por ditët e fundit kanë dalë fotografitë e reja të Omran Daqneesh, djalit të vogël sirian imazhi i të cilit është parë në mbarë botën si një simbol i vuajtjeve të Aleppos.

Në fotografitë e publikuara në mediat sociale të dielën, ai duket i shëndetshëm dhe i shëruar dhe është ulur në gjurin e babait të tij.

Televizioni propagandues pro presidentit sirian, thekson se ai jeton i lumtur dhe i qetë në vendin e tij dhe me njerëzit e tij.

Kohë më parë, fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i mbuluar me pluhur nga sulmi ajror, ktheu vëmendjen e mbarë botës te fëmijët e harruar të Sirisë.

Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët e pësuara në shpërthim.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *