FOTO: Si janë dëmtuar pallatet e reja te “Astiri”, ndërtuar pas vitit 2012

J L

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Tiranë duket se do të jenë të konsiderueshme.

Situata në disa pallate, nga ata që konsiderohen si “pallate të reja” në zonën e “Astirit” në kryeqytet është më keq nga ç’mund të pritej.

Një pjesë e banorëve janë larguar që prej së martës tek të afërm, kryesisht në jug të vendit ose juglindje.

Shumë po mendojnë të zhvendosen me qira nëpër zona të tjera të kryeqytetit, duke lënë pas investimin e një jete

Dëmet janë të konsiderueshme.

Tek “Astiri”, banorët thonë se nuk kanë mbërritur ende grupet e verifikimit të sigurisë së godinave dhe janë në pritje të tyre.

Deri atëherë, ata këmbëngulin se do të qëndrojnë jashtë dhe nëpër shtëpitë e tyre do të rikthehen herë pas here, sa për të marrë rroba, larë, apo për të ruajtur apartamentet nga hajdutët.

Paradoksi është se 5 nga 6 pallatet e dëmtuara, siç shihen dhe në fotot më poshtë janë të ndërtuara nga 2012 deri në 2014 dhe vetëm njëri prej tyre ishte i vitit 2007.

j.l./ dita

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *