DITA posedon dokumentat e arkivës së hetuesisë mbi vdekjen e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, dosje e cila ka siglën Sekret. Në këtë dosje gjendet edhe dëshmia e mjekut Llesh Rroku, i cili ishte kardiologu personal i Shehut 4 vitet e fundit të jetës së tij.
Mjeku ka dëshmuar me regjistrim më 8 prill 1983. Ai ka përjetuar ditën dhe natën e fundit të jetës së kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë.
Më poshtë, pjesë nga dëshmia e tij botuar në DITA:
“…Mbasi ka mbaru mbledhja e kam shoqëruar Mehmet Shehun për në shtëpinë e tij, ku tek dera e hyrjes e priste Fiqret Shehu dhe së bashku kanë shkuar në zyrën e katit të parë. Këtu i kam matur Mehmet shehut përsëri tensionin të cilin vazhdonte që ta kishte të lartë.
I thashë që të pushonte pasi kishte nevojë. Ai më tha se nuk do pushonte dhe unë jam larguar dhe kam shkuar në vendin e punës time që ndodhet jashtë banesës së Mehmet Shehut. Rreth orës 15.45, Mehmet Shehu, duke qenë në dhomën e tij të gjumit, më ka kërkuar mua përsëri që ta vizitoja.
Unë kam shkuar atje dhe pashë që Mehmet Shehu ishte në dhomë së bashku me Fiqreten, e cila ishte veshur me robdisham, kurse Mehmeti ishte veshur me kostum, që më la të kuptoja, se ai nuk kishte pushuar në drekë. Unë i kam matur Mehmet Shehut pulsin dhe tensionin, të cilat i kishte të larta, por jo sa paradite kur ishte në mbledhje.
Pasdite unë e kam shoqëruar Mehmet Shehun në mbledhje në Komitetin Qendror dhe e kam vizituar edhe njëherë gjatë pushimit të mbledhjes, ku tensionin e kishte të lartë dhe kam njoftuar mjekun Milto Kostaqi duke i thënë që të më priste mua në vendin e punës deri sa të kthehesha.
Mbasi ka mbarur mbledhja, rreth orës 20.30, unë e shoqërova Mehmet Shehun për në shtëpinë e tij dhe kur ai është futur tek dera e shtëpisë, i ka dalë përsëri përpara Fiqretja, kurse unë jam larguar për në vendin tim të punës, ku i thashë dhe Milto Kostaqit që atë natë ai të mos shkonte në shtëpi, mbasi Mehmet Shehu pulsin dhe tensionin e kishte të lartë. Milto ishte dakord.
Kur unë kam qenë tek dhoma e oficerëve, Mehmet Shehu më ka kërkuar përsëri që ta vizitoja dhe kur shkova e gjeta në zyrën e tij në katin e parë së bashku me Fiqreten. Unë i mata pulsin dhe tensionin, të cilat e kishte përsëri të larta dhe unë i rekomandova ilaçet për uljen e tensionit. Mehmet Shehu më tha se dua të pi një kafe, unë i thashë që kafen nuk duhet ta pini pasi ajo rrit tensionin, por ai tha se do ta pinte dhe kërkoi t’i sillnin kafe në këtë dhomë.
Mehmet Shehu më pyeti mua se kush ishte me shërbim atë natë. Unë i thashë se është oficeri i radhës. Ai më pyeti në ishte apo jo Ali Çeno dhe unë duke pasur mendimin se ishte, i thashë se ai është. Kur kam shkuar tek dhoma e shërbimit ku ishte oficer Pëllumb Rusto dhe një shofer i gatishmërisë, nuk e gjeta Ali Çenon aty. I kam thënë Pëllumb Rustos që të njoftojë Aliun. Kështu Aliu ka ardhur me makinë.
Unë Ali Çeno, Dashamir Rama, Pëllumb Rusto, Milto Kostaqi dhe shoferi gatishmërisë kemi qëndruar në godinën e oficerëve të shërbimit deri rreth orës 24.00, pastaj kemi fjetur në dhoma të ndryshme po aty. Në mëngjesin e datës 18.12.1981, rreth orës 7.55, kur kemi qenë tek dhoma e grupit të shërbimit, kemi dëgjuar që Vladimir Shehu me steriofon tha që të vinte Ali Çeno në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut.
Aliu ka ikur me shpejtësi kurse ne të tjerët kemi qëndruar aty, mbas 4 – 5 minutash, kemi dëgjuar që Vladimiri me steriofon njoftoi që të vinë mjekët urgjent lart. Në këtë moment, unë, Milto Kostaqi dhe ndihmësmjeku Setor Lezho, me të gjitha mjetet e nevojshme u ngjitën me shpejtësi në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut.
Derën e gjetëm hapur. Në korridorin para kësaj deri ishte Vladimiri. Unë dhe Miltoja u futëm në dhomë pasi Vladimiri na tha “shiheni”, ndërsa ndihmësmjeku qëndroi jashtë në korridor. Sapo u futëm brenda, unë dhe Miltoja u drejtuam nga krevati dhe pamë që Mehmet Shehu ishte shtrirë në krevat me fytyrë nga tavani me batanije gjer në grykë.
Miltoja i hoqi batanijen, hoqi dhe një nga jastëkët që kishte në kokë, i vumë dorën në ballë dhe në plus, balli i tij ishte i ftohtë dhe pulsi nuk punonte, në krahun e majtë të zemrës së tij pamë një njollë gjaku. Në krahun e djathtë të trupit të Mehmet Shehut, pothuaj në mes të krevatit, mbi batanije pashë një pistoletë në mes të krevatit dhe nga të gjitha këto mora vesh që Mehmet Shehu ishte vetëvrarë dhe nuk kemi bërë asnjë veprim.
Kur u zmbrapsa nga krevati, pashë se rreth një metër larg nga krevati ishte një gëzhojë të cilën e mora me dorë dhe e vendosa sipër komodinës së krahut të majtë të krevatit ku ishte trupi i Mehmet Shehut. Veprime të tjera mbi trupin e Mehmet Shehut dhe krevatin e tij unë nuk kam bërë, kurse Miltoja e ngriti përsëri pak nga koka duke i vënë jastëkun që hoqi më parë dhe e mbuloi me batanije.
Kur unë me Milton u futëm në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, vura re që dera e zyrës së tij në katin e dytë që është në vazhdim të kësaj dhome gjumi, ishte hapur dhe tek tavolina e zyrës ishte Ali Çeno së bashku me Jonuz Luton, ku Ali Çeno po bisedonte në telefon për të njoftuar si duket për ngjarjen, por se me cilët persona po bisedonte, unë nuk e di.
Unë me Milto kemi dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut dhe kemi qëndruar në korridorin e katit të dytë, tek kolltukët. Mbas nesh kanë dalë dhe Ali Çeno e Jonuz Luto, që kanë qëndruar edhe ata në korridorin e këtij kati”.

Mehmet Shehu u gjend i vdekur në dhomën e tij të gjumit natën mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, rreth ngjarjes që tronditi Shqipërinë komuniste dhe ndërroi përfundimisht kursin e trashëgimtarit të Hoxhës, vijojnë spekulimet.
Shehu, i lindur në 10 janar 1913 ka qenë pjesë e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese në Luftën Nacional Çlirimtare në Shqipëri, Ministër i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë nga 1954 deri në 1981.
Vila ku ai jetoi dhe ku ndërroi jetë ndodhet ende në zonën e Bllokut në Tiranë, tashmë e rikonstruktuar. Nga dhoma e ngjarjes që ndryshoi historinë e Shqipërisë tashmë nuk ka më asnjë gjurmë. Moblijet, përfshirë dyshekun ku shiheshin ende njollat e gjakut, janë dërguar në rezidencën qeveritare në Pogradec.
Rikonstruksioni i parashikuar që në buxhetin e shtetit të vitit 2017 ka përfunduar këtë vit. Nga vila janë hequr para pak javësh skelat dhe mbulesa e punimeve. Në buxhetin e vitit 2017, u parashikuan për rikonstruksionin e saj rreth 650 milionë lekë, rreth 500 mijë euro si dhe 210 milionë lekë të tjera për rimobilim.


——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.






Po pse ndryshoi historia e Shqiperise???
e thjeshte.
Po te ish gjallë ky, nuk do ta merrte timonin Ramizi.
Po t mos ish Ramizi, nuk do ish Saliu
U ekzekutua me urdhër të Moskës e cila miratoi propozimin e ardhur nga Beogradi. Tito kishte vdekur dhe sërbët kishin filluar planet për spastrim të Kosovës. Nuk mund të lejonin që Shqipëria të udhëhiqej nga njerëz të fortë, të cilët në rast lufte në Kosovë mund të organizonin ushtrinë shqipëtare për rezistencë. U ekzekutuan të gjithë klasa udhëheqëse nga Hysni kapo, Mehmet Shehu dhe në fund u helmua edhe Enver Hoxha nëpërmjet mjekut Isuf kalo dhe sigurisht me bashkëpunimin e Nexhmije Hoxhës ( e pa çfarë i ndodhi familjes se Mehmetit pas vdekjes së tij, kështu që e helmoi Enverin me duart e saj, pasi mori garanci për familjen).
Shqipërisë duhej t’a udhëhiqnin njerëz lolo, si Ramiz Alia, Adil Çarçani, të paaftë për punë dhe që nuk nxirrnin dot mizën nga qulli, vetëm të zbatonin urdhërat e poshtra që vinin nga Beogradi.
O GOMAR pa samar!
Ky deshmitari okular dhe mjek i Mehmet Shehut thote se Mehmeti KA VRARE VETEN,ndersa ju te tjeret hani…MUT kot bper interesat tuaja!
Vazhdoni pra hani sa te plasni dhe mos i lini pulat te hane mut,se do bta mbaroni ju!
I perjetshem kujtimi.
Ato euro dhe pare qe u harxhuan do ti sherbejne rritjes ekonomike apo liderit tone me citjane
Ha muco pi muco se ky popull ti te meriton
Socialisti Japonez
po të mos ishte vrarë nako spiru nuk do ta kishte marrë koçi,por të mos ishte vrarë koçi nuk do të kishte ardhur mehmeti,e kështu me rradhë!!
historia nuk ndryshohet,ajo ndodh!
ndryshim historie bëjnë alfred cako me shokë!!
ata i mbajnë gjallë gjithë të vdekurit,nga neroni e këtej asnjë nga të mëdhenjt nuk ka vdekur,dhe nga artistët po ashtu!!
hitleri,napoleoni stalini e neroni jetojnë bashkë në katin e dytë të tokës së sheshtë,atje është dhe elvis presli e shekspiri!!
Socialisti Japonez,”ndryshoi”historinë mund ta thuash për dashnor kaloçin që nuk po lë njeri që të vdesë nga ndonjë sëmundje,po i vret të gjithë me enver!!
ajo që ka ndodhur në këta,100 e kusur vjet në shqipëri,është histroi e saj!
si është shkruar sa të vërteta ka në ato shkrime!?
është punë tjetër,por ajo që ka ndodhur nuk ka ndryshuar historinë!
ajo ndoshta ka ndryshuar parashikimet,dëshirat e shumë njerzve,por jo historinë!!
u bënë 11 vjet që komnetoj duke filluar nga shekulli,tema e tek dita!!në çdo dhjetor kemi shkrime për mehmetin,gjithnjë tituj të rinj e shkrime të vjetra!!
unë do të propozoja që dhejtorin ta quajmë “DHJETORI I MEHMETIT”!!
kështu që të gjithë të kemi mundësinë të pregatitemi e të mos na zënë gafil shkrimet e vjetra për mehmetin!
të pregatitemi që të rezervojmë diku ndonjë dhomë hoteli ku nuk ka internet!
Haha o ceno, me lot kam qeshur. Ky komenti i vitit.
Fakti,qe cdo vit behen plot shkrime mburrese per Mehmet Shehun,kur ai ishte numeri 2 pas Enver Hoxhes dhe se ai ka qene njeriu qe ka zbatuar konkretisht te gjitha ligjet,vendimet dhe urdherat e Enver Hoxhes,ashtu sic e dinte ai dhe vetem Enveri akuzohet ndersa ai jo,tregon se ai ka vrare veten dhe se tani po mbrohet nga nje sistem politik armik i socializmit!
Se diktaturen e proletariatit nuyk e mbajti vetem Enver Hoxha,qe na e nxjerrin si te vetmin kriminel ketu!
Kulmi fare se deri me sot nuk eshte akuzuar apo denuar asnje ish sigurims,kur pretendohet nga turli lloj burgaxhinj se na kane rrahur e torturuar,se paskan perdhunuar artistet e kengetaret etj?
Po pse edhe Alida Hiskun Enveri e perdhunoi?
Pse nuk e ka denoncuar qe ne fillim pas 90-tes Alida ate sigurimsin qe i ngpi GOPIN?
O djali i rilindjs se PS, Erind, ndryshoi kursi i i historise se e morren ne dore pushtetin agjentet e sllaveve dhe Shqiperia u be , me nder, MUT, sic e kane bere Saliu dhe Edi juaj i rilindjes. Ka ku te shkoi me keq? Apo duhet te jesh filogrek, zoteria juaj Erind?
Nuk e morrën, e kanë patur prej 1913. Thjesht ne Beograd ishte Tito, tolerant dhe kundërshtar i shovinizmit. Iku Tito ramë si cjapi tek kasapi
Kuptohet qarte se amplifikimin e vetvrasjes se M.Shehut e bejne te shtyre nga padronet e tij,qe i vune detyre te vriste Enver Hoxhen,por vrau veten!
Fakti qe trajtohet ndryshe M.Shehu nga Enver Hoxha verteton ate se M.Shehu ka qene agjent i te huajve!
lyfo
aman të keqen,os e trego veten lakuriq fare!!po fare,fare,si thotë i madhi brraç!!ai i ndershmi dhe i pakompromentueshmi që ka filluar të buçkoset që kur u bë zvK/M ose e thënë troç zëvëndës krye mut!!
ENVER HOXHA
ENVER HOXHA
ENVER HOXHA
ramiz ish me keq se ty, burre kembepaqime. Keshtu e ka pershkruar Mehmeti.
Memoja i “vetvrare” e pastaj i siguruar,
me pas me batanie der ne fyt i mbuluar,
me pistoleten te vene perbri tij sigurisht,
pasi ish qelluar mu ne zemer, natyrisht,
e te nesermen kur “ekspertiza” te fillonte,
Enverko nga Olimpi verdiktin e gjemonte,
“vetvrasje ne kushte depresioni” ish ne fillim,
por me pas u be nje fare i vockel “redaktim”
“vrau vehten sepse ish qe ne djep Poliagjent”
dhe na i la mbare enveristet pa goje e pa mend,
u detyruan te shkretet pastaj kudo ane e mbane,
Memon nga Hero Populli, ne Poliagjent na i thane,
por “ekspertiza” per vdekjen e Memos na vazhdonte,
se pasi foli Enverko, ekspertize me te fliste s’guxonte.
Ketu permendet Milto Kostaqi.
E mbani mend intrigen e Saliut me gruan e ktij?
Ja cfare vemje ka qene Saliu
100% pajtohem me ju.
”,,Nuk vritet trimi nga dora e tij
se ka lindur per trimeri!,,,’
dhe prap ne lufte ka shkuar Ai;
atje n’Kosov e” Metohi”.,,,!
(Pjes nga ”Elegji per M.Shehun)
…duhej vetevrare apo ta ekzekutonte me mirekuptim Kadri Hasbiu, qe pushtetin ne Shqiperi ta merrnin agjente e Beogradit dhe Moskes: Ramiz Alibegovic dhe Sali Vuk Berishivic…. Mallakastra ka historiane te mire, pse nuk e merr persiper asnje te shkruaje nje biografi shkencore per Mehmetin, por merren gazetaret dhe letraret me te?!
O Fteri ,po ti sikur je nga keta kalamajte e Stresit,qe gjuajne me gure??.Cfare na prrallis ,:Sikur te ishte gjalle Memet Shehu,fati i Shqiperise do te ishte ndryshe???
Fati Shqiperise mori rrokopujen kur ishte gjalle Memet Shehu dhe Enver Hoxha.
Sikterr Kines se Madhe i thane Enver Hoxha dhe Memet Shehu,,
Ne mbledhje e Byrose,Mehmet Shehu i deklaroi Enver Hoxhes se Ndihmat Kineze perbejne nje vlere te paperfillshme ne Buxhetin e Qeverise.(e ke ne arkiv).
Tufezimin e bagetive dhe eleminimin e tre dynymshit personal te fshatareve,e beri Mehmeti,qe ne 1977.
Ne 1985,kur vdiq Enveri e kishte marre ferra uraten .
Tufezat dhe arezat e Ramizit ishin per kozmetike.
Ishin si keto pemet plastike me drita me tullumbace qe ve Erion Veliaj per te sbukuruar regjimin e Edi Rames,,
Nje fije shkrepse i vuri Stresi dhe kozmetika e Rames shkoi per lesh.
DITA:Eleminimi M.Shehut,bashkë-Fshatarit tim u oraganizua nga agjenturat e huaja,UDB,KGB,ASFALISË,etj,dhe zbatuar nga agjentët e tyre në Shqipëri që në 1974 me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhen,duke joshur K.Hazbinë për ta bërë KryeMinistër pasi të detyronte familjen e M.Shehut ta eleminonte për të shpëtuar familjen.
-Dihet që agjenti UDB Ramiz Alia kërkoi të eleminoi E.Hoxhën me anën e agjentit Anglo-Amerikan Xhevdet Mustafa në 1982.
-Dihet pse u eleminua K.Hazbiu në burg duke o prerë gjuhën..që të mos treguar atë që u udhëzua prej tyre..dhe u zhduk pengesa e fundit për R.Alinë udhëheqs për ta kthyer vënin në këtë sistem mizerabël…ndryshe do e psonte si Çaushesku..
-Dihet pse Fiqiret Shehu u eleminua në burg për të fshehur të vërtetën e eliminimit e jo të vet-vrasjes së M.Shehut.
-Dihet pse djali-Vladimiri u vet vra me rrymë elektrike.etj.
-Të gjitha misteret e elimimimit të M.Shehut u manipuluanë nga kupola që drejtoi vëndin pas M.Shehut.
-Enveri në byro e më pas lexoi ato që i shkroi R.Alia e N.Hoxha duke e bërë M.Shehun deri poliagjent.
-Ramiz Alia si agjent i UDB thirri në skenën politike agjentin tjetër të UDB,KGB,ASFALISE…Sali Berishën me porosi të Rajersonit Amerikan dhe Tropojanit Elez Biberaj që për 45 vjet rresht volli vrer ndaj rregjimit të E.Hoxhes dhe i mori të keqen.
-Fakti që S.Berisha në fjalimin e parë në 90 para turmave falinderoi Ramiz Alinë për kontributin e tij në lNÇL,tregon se korbi,Korbit nuk ja nxjerr syt.
-Ramizi vdiq por agjenturat e huaja janë ulur këmbëkryq në Shqipëri me dirixhim të agjentit të shumfisht në 4 kontinentet e botës të dorovitura me parat e popullit të 1997,Sb
-Vazhdimsia e agjentve të UDB,etj,vazhdon.Tashmë doli në skenë agjenti tjetër i UDB-Lulzim Basha,i cili me mikun Sërb Dick Marty futi në burg në HAGË drejtuesit e UÇK.Dhe ka mundësi që H.Thaçi të psoi të njëjtin “fat” si S.Millosheviçi.
-Në këtë situatë të rëndë për kombim populli është në udhë-kryq.
-Sb,Im,Lb…si agjent të shumfisht do e mbajnë vëndin në destabilizim për 30 vjet të tjera.
-M.Shehun e eliminuan dhe ata që eleminojnë dikë… dinë të fshehin edhe gjurmët e vrasjes.
-Shëmbulli i 4 dëshmorve të shkodres në 1991 nga Sb..e tregon këtë.Vrasja e Azem Hajdarit…po ashtu.Për 21 janarin autori krimit po del hapt dhe nuk ke çi bën.PSE: Sb ka kapur helmuarë e çnderuarë drejtësinë që në 92,90 %.Po kështu dhe medjet 99 % që i kan kthyerë TV çdo natë si bordellot në perëndim.
-Treshja Sb,Im,Lb nëse vijnë në pshtet në 25 prill 2 miljon Shqipëtar do të marrin arratinë.Dhe Athere Shqipëria do ngelet me 800 mij banor si në 1938.Këtë duan UDB,KGB,ASFALIA,PPE të djathta ekstremiste,etj.
-FLM DITA
o e them
ka dal një tip tjetër me emrin tënd e po shan ramën,e ke marrë vesh apo gomar si gjithnjë!
që je i jashtëzakonshëm!?nuk e vë në dyshim askush,por që të arrish deri këtu!?
“-Dihet pse u eleminua K.Hazbiu në burg duke o prerë gjuhën..që të mos treguar atë që u udhëzua prej tyre..”
vështirë të mendohet!
mor copa e goamrit mos vallë i prenë dhe gishtat,e duart komplet!?
sepse nuk ishte analfabet që të tregonte vetëm me gojë kadriu,or gomar!!
o idiot e kaluar idiotëve që mund të ketë lindur kjo tokë,ata e pushkatuan kadriun dhe tre të tjerë parndaj nuk kishin nevojë me i pre as gjuhë e as flokë!!
një i pushkatuar nuk mund të tregojë gjë!pushkatimi është më i sigurtë se prerje e gjuhës!mor gomar i lindur!
Ta kishte qeruar qe ne 1947,me mire do ishte.
Demo, do t’i shtoja asaj tendes: Dhe menjehere mbas tij të kishin qerruar Enverin. Vertet atehere Shqiperia do kishte shpetuar nga keta dy ambicioze të pafre,të cilet për pushtet vrane deri dhe familiaret dhe shoket e tyre të afert. Shqiperia sigurisht që komuniste do te ishte, ashtu e kishin vendosur me kohe të medhenjte, me qellim qe t’i administronin më mirë shqiptaret e ndare padrejtesisht në pesë shtete, si pasoje e luftrave të tyre ballkanike, të asaj të Pare dhe të Dyte boterore. Shqiperia mbase nuk do lulezonte, siç propogandohej nga komunistet se do ta benin, por me komuniste më liberalë dhe padyshim jo me sens kriminal si psh Nako Spiru, Sejfulla Maleshova, Tuk Jakova etj, do te ishte ku e ku me mire se nga diktatura që instaluan ata të dy. Ndaj dhe i eleiminuan egersisht. Keshtu Mehmeti dhe Enveri e shkruan vete edhe fundin e tyre. Njëri që në gjallje (Mehmeti) dhe tjetri pas vdekjes (Enveri), perfunduan, ashtu siç e meritonin, ne koshin e plehrave të historise. Sigurisht që rreth tyre do shkruhen e do thurren legjenda, per mire apo per keq, do glorifikohen dhe do falsifikohet historia, vartesisht orekseve te ithtareve, bashkepunetoreve te tyre, por shpesh edhe me qellime konspirative. (Ja psh në kete shkrim thuhet dosja “sekret”. Se ku qe sekreti aty hajde dhe merre vesh. Po njerezit jane nga natyra kurrioze dhe i lexojne ato. Ky eshte qellimi, i librit, gazetes e mediave ne pergjithesi), Sigurisht që do të shkruhet për ta, po per keq ama, sepse nen ta u perjetua historia tone e dhimbshme, 1944-1990, konseguencat e së ciles jo vetem që na ndjekin ende, por do te vazhdojne edhe per ca kohe. E di që shume mund te mos bien dakord, por duam s’duam ky ka qenë dhe është realiteti. Shume here me të drejte dhe here pa të drejte fajin per deshtimet e demokracise që pritej, ia vene pikerisht asaj vetë, në fakt ndërimit të sistemit. ka ende ndonje zog i vetmuar që therret: Ku je o Enver!”.Por jo, sipas meje, ajo qe ka qene dhe mbetet arsyeja kryesore në ndertimin e nje sistemi demokratik funksional dhe shtet te se drejtes qe perceptohet ne shume aspekte si deshtim, eshte se prej atij sistemi teresisht të deshtuar, trasheguam pjesën më domethënese dhe me të demtuar “Njeriun”, themeli ku ngrihet demokracia (Pushteti i Popullit). Shume i qajne nga ajo kohe ca uzina e fabrika që, edhe pse diçka prodhonin, shume prej tyre u kishte kaluar koha, për sa kohe nuk prodhonin gjë për eksport, por gjithsesi ato po të duhen perseri ndertohen ashtu siç ndertohen rruge, ura, ndertesa gjithfarllojsh, porte e aeroporte, shkolla e spitale, dhe keto nuk duan shume kohe. Po sa kohe do të duhet për të rindertuar “Njeriun”? Shqiperine-tha Konica, rilindasi i fundit-e beme, tani të bejme shqiptaret!”. E pra kemi mbi 100 vjet, nga ajo thenie dhe, me ca ndryshime të vogla, aty kemi mbetur. Sepse ndertimi i “Njeriut”, nuk eshte si të ndertosh një pallat a uzinë, eshte veper shume më e komplikuar dhe per më teper e stermadhe, që nuk realizohet në 5 apo 10 vjet. Do shume e më shume kohe. Gjithashtu, po sipas mendimit tim, sforco e regjimit të kaluar për të krijuar “Njeriun e Ri” të socializmit, ishte kohe krejtesisht e humbur dhe jo për pak, por per afro 5 dekada. Dhe kjo ndodhi sepse ai sistem u ndertua totalisht në mungese të Lirise, pra kunder asaj qe vete nena Natyre ia ka fal Njeriut. Ndaj u quajt diktaturë dhe si e tille u shemb.
Sa per dijenine tende ti “bureto” kellira ballisto-zogiste,nuk mund te faktosh asnje nga ato mutrat qe hedh ketu per socializmin!
sa per njeriun e ri socialist,sot nuyk gjen per 30 vjet rresht qofte edhe 100 vete si ata djem e vajza,qe mbushen rradhet partizane,vune jeten e tyre ne lulen e rinise,qe sot kemi nje shtet shqiptar,se ndryshe sot do ishim shtetas o serbe,o greke!
Ai njeriu i ri socialist,pas clirimit nuk ia futi gjumit dhe te kerkonte kestet per ditet e qendrimit ne lufte,sic bejne sot kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,sikur gjoja paskan dhene kontributin e madh per fitoren e demokracise pas 90-tes!
Ai njeri i ri ndertoi nje Shqiperi te tere me shkolla,universitet,fabrika,uzina,kombinate,arsim e shendetesi falas per te gjithe,elektrifikoi tere vendin etj,ndersa keto 30 vjet NJERIU I RI KAPITALIST te gjitha ato qe ndertoi njeriu i ri socialist i grabiti,shkaterroi dhe u vuri flaken aq sa gjysma e shqiptareve kane marre arratine per buken e gojes!
Ky eshte ndryshimi,burr-eto dhe boll hengre mut se nuk bind njeri dot!
Nuk desha të lendoj komentuesit më siper por ka ardhur koha te flasim me fakte per 60-70 + vitet e jetes se Mehmetit apo Enverit dhe jo per keto minuta qe tani do mesojme cfare ngjyre kishte breket Mehmeti..kur ai ishte KRYEMINISTRI JO VETEM ME JETGJATE SHQIPTAR POR DHE ME I KOMPLEMENTUAR QE ZBATOI NJE TEORI TE GABUAR
1
Duke nxjerrë kufomën e Mehmetit non stop te shtypi shqiptar ku vecohet gazeta Dita të krijohet përshtypje se për 40 vjet në sistemin socjalist (komunist) vetëm vrasje si në filmat e Hollywoodit..kane ndodhur
2.
Jam dakort që përplasja Enver-Mehmet ishte një fund pa lavdi i tyre por kjo nuk mohon meritat e tyre.
3
Duelin Enver-Mehmet do ta quaja nje fatkeqesi kombetare kurse meritat e tyre do ti quaja planetare..
Le te marrim vetem Mehmetin dhe “bemat e tij me Enverin” pozitive qe justifikojnë cdo teprim të tij në gabime qofte dhe krime (me detyrim percaktim)
* Shkolla e Fullcit
*Lufta e Spanjes
*komandant i brigades pare
* clirimi tiranes
*rindertimi vendit pas luftes
*debimi jugoserbeve 1948
*shpartallimi i grekeve 1949
*fitorja mbi agersionin paramilitar usa-greqi-jugoserbi 1950-1955
*perdhosja hryshovit ne Moske
*debimi i ruseve nga Vlora
*dalja nga traktati varshaves
* denoncimi i pushtimit Cekosllovakise
*ndertimi i nje mbrojte te pathyeshme
*elektrifikimi epokal
*perballimi i cdo termeti apo permbytje ne vite
* etj
______________________
e di që disa lexues / komentues do shtrëmberojne turinjtë por faktet më sipër nuk janë të miat por të Historisë
.
Realiteti sotëm kur shteti shqiptar ka dale ne ankand..kur paria tiranes jane si Dildo qe po i futet nga mbrapa Shqiperisë që nga Sali Krimineli te Edi Ramë Imotenti me ca devila dhe debila si Lili me Lulin..
.
Aq më keq dhe kur miqtë euro-amerikanë pasi cliruan për gjysëm në 1999 po ja kthejne Serbise ne menyre te turpeshme se pari ekonomikisht sot dhe neser politikisht..
..
Nuk kam qene kurre pro sistemit/regjimit te Enver-Mehmetit por sot duke pare shoqerine civile shqiptare “out the order”..kete klase politike ekstremisht antishqiptare dhe miqte tane qe i pritem si krishti ne 1991 ,,sot e shohim kombin shqiptar te varur ne kryq..jo per merite te Enverit apo Mehmetit do quhet GOLDEN AGE…
OR SHKERDHATA
A E NDGJONI K/M E ARDHESHEM LUL BASH SERBI QE ESHTE ZOTUAR TE DENOJE KRIMET E SERBISE KUR AI KA QENE MENAXHERI I DOSJES VERDHE PAS TE CILAVE GJENDET KUPOLA E UCK NE HAGE..
.
CFARE DO TE KETE BERE MEHMETI APO ENVERI ESHTE I FALUR SOT KUR NJE DROGMEN SI STRESI DOGJI SHQIPERINE DHE JU ZGERDHIHENI NE KOMENTE APO ARTIKUJ PER MEHMETIN QE KETO TIPA I VARETE PREJ BOLESH
Lulzim Basha nuk do behet kurre kryeminister.
Rri rehat edhe mos u bej merak per antishqiptarin Lulzim Basha.
Basha ka vetem rolin e idiotit te PD qe eshte nje deshtak absolut. Kete rol i ka dhene illuminati i Londres edhe New Yorkut Bashes.
Edi Rama do jete kryeminister deri ne 2029.
Do i fitoje zgjedhjet edhe 2 here Edi Rama. Ashtu deklaroi edhe vet ai para pak javesh.
Te gjithe ata qe e kane perjetuar ate kohe,e kane te qarte,qe Mehmetin nuk eshte vetvrare,por e vrare.Ate e vrau Kadri Hazbiu me urdher te Kryeagjendes se UDB,Nexhmije Hoxhes. Kjo per dy arsye:
1. Se ajo siguroi jeten e vet dhe te femijeve te vet, sepse e kishte frike Mehmetin se ai nuk do ti bindej asaj .Ajo e njihte mire ate.
2. Dhe e dyta, Ramizi u zgjodh se ajo e njihte mire ate dhe e kishte nen sqetull dhe nga ana tjeter,ai ishte me i rekomanduari nga UDB.
Ne qe e kemi jetuar ate kohe,e mbajme mend mire ,se te gjithe ato furtuna qe kaluan te tjeter dhe u pushkatuan nga Enveri,ishte vetem Ramizi qe doli pa u denuar,dhe kjo vetem se ai u mbrojt nga Nexhmije Hoxha ,e cila ishte personi kyc i UDB ne vendin tone.Jo me kot e thote dhe Liljana Hoxha qe ajo eshte strumbullari i te gjithe te keqija ne Shqiperi.Ajo ishte me e zeze dhe tamam sic dhe e therriten shqiptaret,Merimanga e Zeze.
Nese do te ishte Mehmetin,une mendon se punet do te ishin ndoshta me per mire per shqiptaret. Pse e them kete. Sepse Mehmetin e ndryshuan Djemte e tok, ku Skenderi u fejua me Silva Turdiun,nga nje familje e persekutuar dhe nga moda krejt ekstravagante per ate kohe qe po ndiqte Marjeta,gruaja e Bashkimit.
Ne te rinjte e asaj kohe dilnim ne bulevard per te pare se si vishej Marjeta apo te tjeret ne bllok ,duke matur keshtu pulsin e ndryshimit ,qe mezi po e pritnim.
Ti je me te vertete i genjyer nga idiotesise e perhapura nga mediat.
Mehmet Shehun e paska vrare Kadri Hazbiu sipas teje! Ca cmendurie! Mehmet Shehun nuk e vriste dot askush.
Madje Mehmet Shehu nuk ka vrare veten.
Analizoji nje here mire keto fotografite e mehmetit te ketij artikulli edhe do e kuptosh te verteten.
Nese e ke me mua ,une po te them qe shikoi mire ti fotografite.Aty tregohet qarte qe Mehmetin e vrane dhe nuk vrau vehten,sepse ai ka dy vrima ne zemer,pra eshte shtene dy here mbi te.Njeriu vdes me nje te shtene dhe mbaroi .E dyta ku shkoi ajo invermjerja qe i coi cajin dhe e vuri ne gjume qe hyri nga dera e tynelit,aty ku hyri dhe Kadriu. O Alfred Cako,je shume i ri ti dhe shume gjera nuk ke pse ti dish,sepse nuk i ke perjetuar,por une ne ate kohe isha djale bulevardi dhe i rrugicave te tirones te shtruara aq bukur me kalldrom.
Ka nje terrorizem mediatik qe behet sot mbi Kohen e drejtimit nga dyshja Enver Mehmet..sikur ato e prune komunizmin ne Shqiperi.
Nese doni te flisni realisht mos gjykoni nga ditet e sotme por ne realitetin e atyre e viteve kur Bashkimi Sovjetik dhe Stalini ishte NR-1 I BOTES.
.
Pra ishin situatat nderkombetare qe sollen TE ASHTUQUAJTURI FAKE-KOMUNIZMI SHQIPTAR dhe le te japim disa mendime:
.
1
i ASHTUQUAJTURI FAKE-KOMUNIZMI SHQIPTAR ishte nje praktike dhe teori artificjale qe erdhi si pasoje e marreveshjes Churchill-Stalin e tetorit 1944.
2
.i ASHTUQUAJTURI FAKE-KOMUNIZMI SHQIPTAR ishte dhe jashte parametrave te vete teorise Karl Marksit qe theksonte se komunizmi do te ndertohej pas renies (rrezimit kapitalizmit) ne vendet e zhvilluara..
3.
i ASHTUQUAJTURI FAKE-KOMUNIZMI SHQIPTAR nuk mund te ndertohej ne ne vend si Shqiperia ku te mbysnin malariket e demo-s apo analfabetet e intelektuhales qe benin 90 % te popullsise.
4.
Merita kozmike e atyre qe tentuan te ndertojne te ASHTUQUAJTURI FAKE-KOMUNIZMI SHQIPTAR ishte se me nje teori te gabuar..te shitur te Tito Stalini nga “miqte perendimore” ..te sulmuar barbarisht dhe paburrerisht nga anglo amerikanet me bajonetat e grekut serbit-zogistave ballistave dhe ish fashistave arriten te bejne mrekullira ne Arsim-Shendetsi-Mbrojtje dhe Sherbimet inteligjente qe mateshin me superfuqite.
.
5.
Merita kozmike e atyre qe tentuan te ndertojne te ASHTUQUAJTURI FAKE-KOMUNIZMI SHQIPTAR duket sot kur miqte tane (armiqte e dikurshem) me duke punuar hapur apo fshehur pro grekut dhe serbit..duke toleruar kete klase kriminale sot…duke dekoruar ish terroristet e Maltes & Mynihut ekane kthyer Shqiperine ne nje oaz te krimit nderkombetar qofte te rruges qofte atyre me kollare.
Kete internoi sala pse sflet ku ne llesh rroku dr fol mos Ke frike sala mjeket e mehmetit i coj egzdl armiq quant.
Po ate Tenxheren poshte Shtratit pse e mbante …..apo aty bente shurren…….Shqiptaret nuk kane pare drite te bardhe qe nga krijimi i Shtetit..Dicka dinin evropianet dhe derguan mbreter Perendimore ne cdo Cep te ballkanit…cfare te mire ju solli Mehmeti shqiptareve apo qe i trajtonte si skllever….
Me kot lodheni me Mehmetin e vdekur per te mbuluar vdekjen e kombit shqiptar pas 1992..
Perendimi me SHBA ne krye……ose kane gabuar rende me Shqiperine ose ka qene plani i tyre ta heqin shqiperine nga harta e shteteve normale..le te zgjedhin cilen te duan.
Pse KOPILIN dua tja lene RAMIZE ALISE qofte per Mehmetin qofte per renien e ekonomise
.
Cfare ndodhi ne 1989-1991 mendoj se e keni gabim.Ramiz Alia kurre nuk ka qene burre shteti si Enver HOXHA,mehmet shehu,hysni kapo,beqir balluku etj por ka vegjetuar ne hije te tyre.Nuk shoh ndonje “agjenture” ne llojin e tij por nje mungese kapaciteti pe rte menaxhuar situatat teper te veshtira..Shqiperia ishte ne udhe kryq qe kur ndodhi SHEMBJA E MURIT BERLINIT…
Do kapitullonte apo do bente “deal” me perendimoret ?!
Ramiz Alia as nuk shpalli kapitullim ,as nuk rezistoi dhe as beri “deal” si xhentelmen me perendimoret (kuptohet me amerikanet).
Ketu eshte thelbi problemit.
Ne nje kohe qe Ramiz Alia pranoi nje pakete te madhe reformash (pa lindur akoma PD)
1-lirine e shprehjes
2-lirine e fese
3-lirine e tubimit
4-lirine e shtypit
5-heqjen e ligtit te agjit-proppit
6-pranimi I ekonomise tregut
7-lidhjet dipllomatike USA-USSR-GB
8-lirimi I te perdjekurve politike
9-njohja e prones private
10-lejimi I vizitave jashte shtetit
11 lejimi I pluralizmit
12 heqja e PPSH si rol udheheqes…etj
Tregoi se Ramiz Alia teorikisht dhe praktikisht ju bind perendimit…POR ai ishte ky I fundit I ndershem ne rolit e tij ne Shqiperi ?????
Ajo qe na ndan eshte si me poshte vijon:
Supozojme qe Ramiz Alia ishte qen bir qeni…po marr versionin tuaj…
PO AI HAJDUTI NUK KISHTE ASNJE FAJ…????
Ku e kam fjalen ??
Ne 1990-1991 donte apo jo Ramiz Alia ai lloj sistemi qe ishte imponuar nga Roosvelti-Curcilli-Stalin ne 1943-1944 kishte rene.
Pee nje mendje te kthjellet ne ate kohe pra ne 1991 situta kerkonte kete rend dite (ki vemendje)
a-PAJTIM KOMBETAR
b-PLAN MARSHALL
c-AUTOKRITIKE & FALJE NGA SISTEMI QE LAME PAS.
Po cfare ndodhi realisht ?
Ne periudhen 1989-1991 nuk ngeli ish kolaboracjonist,ish zogist,ish nazist,ish fashist,ish diversant ish ballist,serbofile,grekofile,rusofile,islamike ,antienverist,antikomunist etj pa ardhur ne shqiperi ne kryqzaten me te peshtirosur te historise njerzmit…ajo e dekomunistifikimit qe u gatua ne guzhinen e beogradit dhe te zbatuar teorikisht nga dyshja antishqiptare Rajeson-Elezbiberaj dhe e zbatuar nga dyshja kriminale Berish-hajdari.
Trekendeshi I Bermudes :2 prilli 1991-prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese e amb. Rajerson ne menyre te FELLIQUR ne votimet e 1992 nuk kane nevoje per koment por vetem dy fjale :INVAZION DIPLLOMATIK CUDITERISHT I ardhur nga beogradi kur Amerika dhe isah jugosllavia ishin partnere teper te fuqishem..dhe ky ishte nje mallkim per shqiperine..Berisha nje hybrid paranojak I tyre.
Kjo paranoje vazhdon dhe sot…Berisha,Azem Ha jkari –lul bahici,Rajersoni dhe Elez Biberaj nuk ehodhen ate fare komunizmi (qe vetem komunizem nuk ishte) ne Shqiperi por vetem realizuan disa pika te NACERTANIES SERBE.
.shkaterrimin e shqiperise
,daljen e serbise ne adriatik
,islamizimin e vendit
dhe
dorzimin e saj pa kushte
nderkombetareve
(si Berisha dje dhe Rama sot).
Me te lumte komentuesi: *Kush e beri Enverin-JEZUS!?
(I par PLOTESISHT i dyti PJESERIST..!)
Dhimbia e madhe POPULL!