Foto/ Takohen “fshehurazi” me Vladimir Putin

Elton Tafaruci

Disa nxënës nga shkolla e njohur angleze në Manchester “Eton School”, kanë pasur një takim privat me Vladimir Putin, fakt ky i bërë publik pas publikimit të dhjetëra fotove, edhe pse ata nuk i kanë thënë askujt se ku po shkonin, apo se me çfarë qëllimi.

Ndërsa Kryeministria britanike, Teresa May, do të takohet me udhëheqësin rus për herë të parë në një samit ndërkombëtar javën e ardhshme, djemtë adoleshente ishin në gjendje që t’i jepnin dorën dhe patën një takim personal me Putin në Kremlin, Moskë.

Fotot e takimit, i cili mendohet se është bashkëorganizuar nga një peshkop rus pasi mbajti një fjalim në kolegjin e “Berkshire” në mars, janë postuar në Facebook, raporton “The Telegraph”.

Djemtë janë fotografuar të veshur me uniformat zyrtare shkollore dhe të ulur me Putinin rreth një tavolinë.

Studenti David Wei deklaroi se, kishte organizuar udhëtimin për të “përmirësuar marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë”.

“Mu deshën dhjetë muaj, 1040 emaile, 1000 mesazhe, netë të panumërta pa gjumë,… por ja ku jemi, ia dola të takonim Putin”.

“Djemtë me të vërtetë i dhanë Putinit një përshtypje të thellë dhe ai u përgjigj duke na treguar fytyrën e tij njerëzore”,- tha si.

Share This Article
Leave a Comment
  • C JANE KETO TIPA KURRIOZE … PO SHIKOJNE NJE KAFSHE TE RRALLE PER SHEKULLIN QE JETOJME .. SKANE PARE NDNJEHER NJE SHEF TE K ZH B … SHQIPTARET EUROPA E LINDEJS KA PARE ME QINDRA …PRANDAJ AS QE BEJN ILLUZION …CFARE KONKLUZIONI .. PUTINI ARTIST I ZGJUAR I PARFAITE … DHE MASAKRON GAZETARET LIBERTENE … EGALITEN ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *