Foto të rralla nga Lufta I Botërore në Shqipëri

DITA Online

 

Armand Plaka

Shqipëria gjatë Luftës së Parë ishte një arenë përplasjesh të disa fronteve ballkanike, Durrësi sidomos, Shëngjini, por edhe gjetkë, u bënë herë pas here objektiva të ashpra bombardimesh e luftimesh detare, nga ku popullsia lokale pësoi dëme të rënda.

Fotot e mëpishtme tregojnë Konakun, domethënë Pallatin e Princ Vidit, i cili më vonë do të shuhej fare nga faqja e dheut, për t’i lënë radhën projekteve të reja për “piacën” e Durrësit.

Kartolinë italiane që paraqet Pallatin Mbretëror “Konaku”, në Durrës në vitin 1914, gjatë mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit në Shqipëri.
Rrënojat e Pallati Mbretëror “Konaku”, në Durrës, pasi është goditur nga bombardimet aleate në vitin 1918.
Durrës 1917 – Ushtarakë austro-hungarezë në bordin e një anije të tyre luftarake. Në sfond, disa anije të mbytura, dëshmi e përplasjeve ajrore e detare mes palëve ndërluftuese. 
Durrës 1917 – Rrënojat e një shtëpie të bombarduar nga sulmet ajrore aleate. Në foto, një ushtar austro-hungarez.****
Marrë nga arkivat austriake. Armand Plaka
© Të gjitha të drejtat të rezervuara

Share This Article
5 Comments
  • austro hungarezet kishin anije ne kroacie dhe ne gjithe detin adriatik ;;; ato me ane te detit ;;donin ta ulnin ne gjune italine ;;;;; se kishin pretendime per triesten dhe shume toka ne Italie ;;dhe bombardime kishte gjithandej se ne 1914 ;;;;;18 pilotat kishin aviona qe ishin akoma jo te modernizuar bombardonin me afersi ;;;; por ne 1944 ne normandie aleatet bombarduan edhe qytete sepse gjermanet u fshehnin ne shtepi te qytetareve ;;;; dhe ;;;;;; kishte edhe shume victima ne popullacion ;;;;

  • Perse bashkepunetoret e Austriakeve ne luften e pare boterore nuk u quajtem tradhetare,kuislinge,kolaboracionistre dhe perse bashkepunetoret e Serbeve ,Grekeve nuk u quajten Heronj,atdhetare,clirimtare?
    Perse fitimtaret nuk ushtruan lufte klasash ndaj humbesve?
    Mos ka te beje kjo me aftesite HYPNOTIZUESE te Enver Hoxhes?.E qorrollepsi kete popull te tere,sa as sot nuk i ka dale Hypnoza.
    Fryn bulcit e trumbeton
    Qe katrani zbardhellon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *