Foto të rralla të aeroportit nëntokësor të Kosovës

Dita

Jugosllavia kishte rreth 40 objekte strategjike të rëndësishme, përfshirë disa aeroporte nëntokësore e që ishin sekreti më i madh ushtarak. Rreth 90 miliardë dollarë janë shpenzuar në konstruktimin e këtyre objekteve. Željava ishte aeroporti më i shtrenjtë dhe më i madh në ish-Jugosllavi. Rreth 4.5 miliardë dollarë janë shpenzuar për konstruktimin e kësaj baze ajrore. Sipas ekspertëve, baza e vetme ajrore që mund të rivalizoj Željava, pavarësisht se është më e vogël, ishte në Sllatinë afër Prishtinës. Këto dy baza ajrore paraqesin nivelin e parë të mbrojtjes, transmeton Express.

Në nivelin e dytë të mbrojtjes ishin gjithashtu aeroporte me galeri nëntokësore dhe kushte për mbrojtje kundër sulmeve bërthamore. Galeri të tilla kishte edhe në Podgoricë, Mostar dhe Split.

Në nivelin e tretë të mbrojtjes ishin koncentruar strehimoret për aeroplanë dhe njerëz. Të gjitha aeroportet i kishin këto kushte dhe secili aeroplan kishte strehimoren e tij.

Aeroporti i Sllatinës gjendet afër Prishtinës. Aeroporti ishte finalizuar më 1965. Së bashku me bazën ajrore Željava ishin niveli i parë i mbrojtjes dhe 24 aeroplanë ishin në këto baza ajrore.

Këto ishin të pajisura me aeroplanë MiG – 21 bis dhe MiG – 21 UM.

Baza ajrore në Sllatinë kishte, Departamentin e Pilotëve, Departamentin e Armëve, Punëtorinë, Rezervaret dhe dhomat e gjumit.Qendra e vëzhgimit ishte vendosur mbi bazën ajrore dhe shkohej me ashensor. Radari ishte në kodrën e Goleshit.

Gjatë operacioneve të NATO’s 83 skuadra luftuese ishin vendosur në Sllatinë.

Pas përfundimit të luftës, aeroporti u transformua në aeroport ndërkombëtar.

1 2 3 4 5 6 7 1459253865-1718-mig2b25e2258025932b212bbis

Share This Article
1 Comment
  • Cfare reklamoni keto zgafella koti,kur po te shkoni ne AERODROMIN E GJADRIT NE LEZHE ju iken tepeleku i mendjhes nga MREKULLIA qe do shihni!
    Por qeverite fashiste antishqiptare nuk e kane shfrytezuar kete aerodrom per transport ajror nderkombetar me pak shpenzime plus!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *