Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta, teksa të dyja vendet kanë dërguar anije dhe avionë luftarake në Mesdheun lindor.
Mediat turke raportojnë se Greqia ka nisur avionë luftarakë mëngjesin e sotëm, duke publikuar edhe pamjet e tyre.
Më herët, Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime sizmike për burimet e gazit dhe naftës në një zone për të cilën Greqia thotë se është në pjesën e saj.
Greqia tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, njoftoi zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ankaraja njoftoi të hënën se anija e saj kërkimore “Oruc Reis” dhe dy anije mbështetëse luftarake, do të zhvillonin aktivitete kërkimore në Detin Mesdhe midis Qipros dhe Greqisë, deri më 23 gusht.
Greqia e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që shkelte të drejtat sovrane të vendit. Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke derisa ushtria është në gatishmëri, thanë zyrtarët.
Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.
Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore. Zbulimet e fundit të gazit natyror në Mesdheun lindor kanë rikthyer tensionet.


j.l./ dita

Aty krruaje me mistrishte, aty.
Ike more turk i felliqur .
Sulltan leshi,.
Hape lufte me Rusine,hape lufte me Ameriken,hape lufte me Izraelin,tani po te ben rezil nje mize bythe,qe qendron ne bythe te Evropes dhe ta ka vene kufuirin ne Ure e Gallates.
Je bere si enver hoxha qe therriste kunder armikut te jashtem dhe denonte armiqte e brendshem.
Per te denuar shtetasit e tu qenke i zoti,por Greqia po ti fut dy kembet ne nje kepuce.
Paska qene solkoleshe Tancu Ciler,qe as vrau as persekutoi turqit,por grekeve mistrecva nuk u la kusur.