Për jelekët antiplumb është folur shumë pas shpikjes së Kevlar-it në 1965.
Kevlar-i është një fibër sintetike e shpikur nga Stephanie Këolek.
Karakteristika kryesore e tij është rezistenca e fortë mekanike që shkon deri në 5 herë më e lartë se çeliku.
Kevlari krijon shumë rezistencë ndaj nxehtësisë dhe zjarrit.
Pikërisht për këto karakteristika përdoret si fibër përforcuese për ndërtimin e jelekëve antiplumb.
Por megjithëse viti 1965 shihet si viti i përhapjes së këtyre jelekëve, përpjekjet për këto veshje që mbulojnë organet jetike datojnë shumë më herët.
Kjo foto e rrallë botuar nga DITA dëshmon testimin e një jeleku anti-plumb në vitin 1923.
n.s. / dita

