FOTO: Tirana tradicionale dhe moderne, pjesë e një prej panaireve më të mëdhenj në Europë

DITA Online

 

Për pesë javë rresht, Tirana do të prezantohet me pavionin e saj në Panairin e Brukselit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota.

Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter, i cili shprehet besimplotë se numri i turistëve që do të vizitojnë Tiranën do të jetë edhe më i madh në vijim.  “Jemi gati! Tirana tradicionale & moderne do të përfaqësohet në Panairin e Brukselit këtë fundvit. Kemi boom turistik, por më shumë duhet”, shkruan Veliaj.

Me ftesë të Bashkisë së Brukselit, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë në një nga panairet më të mëdha të dimrit, i quajtur “Winter Wonder”, që do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor, ku falë vizitorëve të shumtë si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin kulturor, historik, social, ekonomik dhe turistik.

Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me një seri aktivitetesh.

Share This Article
1 Comment
  • Na gezoni beni cduhet bere.z Erion Veliaj.
    Suksese -suksese- suksese kjo na duhet.
    Ne kete drejtim te kultures vendi yne ka paraprire ne vitet,kur “hante pula gurre” jo sot. Beni c’duhet bere. Pac uraten kryetar Erioni…
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *