FOTO: Tmerri i luftës, foshnja u shpëton bombardimeve në kampin e refugjatëve, Safa Press: 7 anëtarët e tjerë të familjes së saj u vranë

time

Një foshnjë i ka mbijtuar sulmit ajror izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Safa Press shkruan se bebja ishte në kampin e refugjatëve al-Shati në Gaza në momentin kur ndodhi sulmi.

Ndërsa aktualisht është në duart e mjekëve ku po merr ndihmën e nevojshm mjekësore bashkë me disa persona të tjerë që mbetën të plagosur.

Safa Press shkruan se ajo eshte e vetmja e mbijetuar e familjes, 7 anetaret e tjere te se ciles u vrane.

Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit është përshkallëzuar. Izraeli dërgoi një natë më parë 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza.

Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 133 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 8 viktima.

Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

i.b. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Kur organizata TERRORISTE palestineze e HAMASIT gjujti nja dy dite ma pre Jeruzalemin me mbi 100 e sa raketa, ne JERUZALEM NUK KISHTE AS NJERZ E AS FEMIJ.

  • Ca konflikti mes Palestines e izraelit shkruani more, jeni ne vete

    Ku ka fuqi palestina te bej konflikt

    Izraeli shyqur gjeti pretekstin se i hanin duart per ta zbraz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *