Kjo në foto është varka e fundit e shpëtimit e Titanikut.
U zbulua më 13 maj të vitit 1912 nga anija RMS Oceanic, një muaj pas mbytjes së Titanikut, rreth 200 milje larg vendit të përplasjes.
Ajo kishte brenda tre trupa të dekompozuar: dy zjarrfikës të anijes gjigande dhe të një pasagjeri të klasit të parë, të quajtur Thomson Beattie, 37 vjeç, i cili mbante ende veshur xhaketën e darkës.
Fotot shoqërohen me një shënim të bërë me shkrim dore, ku përshkruhet gjendja e trupave të dekompozuar.
RMS Titanik ishte një anije britanike për pasagjerë e cila u fundos në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik më 15 prill 1912, për shkak të përplasjes me një ajsberg, gjatë lundrimit të saj të parë nga Southamptoni, MB për në New York, SHBA.
Fundosja e Titanikut shkaktoi vdekjen e më shumë se 1,500 personave, nga 2,224 pasagjerë gjithsej.
Megjithëse cilësohej si e pambytshme për shkak të teknologjisë së lartë të ndërtimit, Titaniku nuk kishte varka shpëtimi të mjaftueshme për gjithë pasagjerët.
Në bord ndodheshin edhe disa nga njerëzit më të kamur në botë të asaj kohe.
b.m. / dita




