FOTO: Uragani Michael në SHBA si “nëna e të gjitha bombave”

Leda Hysa

Uragani Michael ka shkatërruar qytetin Mexico Beach në veriperëndim të Floridas në SHBA, thanë zyrtarët.

Stuhia ka zbarkuar atje të mërkurën, me erëra deri në 250 kilometra në orë.

Mbi 1.4 milion shtëpi kanë qenë pa energji elektrike në Florida, Alabama Xhorxhia dhe Virxhinia, mëngjesin e së premtes.

Michael, njëri nga uraganet më të fuqishme në historinë e Shteteve të Bashkuara, la të vrarë së paku 11 njerëz, ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë.

Personeli i ushtrisë amerikane përdori pajisje të rënda për të pastruar pemët e rrëzuara, në mënyrë që ekipet e shpëtimit të arrinin te banorët e bllokuar.

“Nëna e të gjitha bombave nuk bën më shumë dëm se kjo”, tha kryetari i qytetit Mexico Beach, Tom Bailey.

Ndërsa guvernatori i Floridës, Rick Scott e ka cilësuar këtë uragan “me fuqi përbindëshi”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *