Të shtëna me armë zjarri në drejtim të kompleksit “Adorions Palace” në Maminas, janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, por nuk jepen të tjera detaje.
“Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve”, njofton policia.
Kompleksi në fjalë i përket shtetasit Eugert Lazaj, i cili u gjet i vdekur më 30 korrik të këtij viti në vilën e tij në zonat rezidenciale pas TEG.
Sipas grupit hetimor dyshohet se ai u vetëvra. Familjarët dëshmuan se 37 vjeçari vuante nga depresioni.
Që prej vdekjes së tij, e gjithë godina është e mbyllur nga të afërmit e tij, ndërsa për të mbajtur larg grabitësit atje qëndron vetëm një roje.
Por kjo nuk është hera e parë që godina sulmohet me breshëri plumbash. Edhe para një jave, ndodhi një episod i ngjashëm. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe më pas janë zhdukur për t’u kthyer sërish.
“Adorions Palace” ka përfunduar së ndërtuari jo shumë kohë më parë dhe njihet për luksin që dallohet menjeherë nga udhëtarët në autostradën Tiranë-Durrës, në kthesën për në Gjirin e Lalzit.
d.a. / dita
I morën jetën tani do ti marrin dhe atë godinën e bukur.
Ishalla e gjejne mediat të vërtetën se policia dhe shteti janë të zhytur për vete në mut
Eh cfare po i ben droga dhe papunesia rinise se atij vendi
Te dalesh me konkluzion vetevrasje,duhet te kesh te dhena per shkakun qe e shtyu ne kete akt.qofte edhe “duke luajtur me armen vrau vehten”.aq me teper qe simulimet e vetevrasjes jane ne moden e mafies.se dyti,si eshte e mundur ,nje ndertim kaq superlluksoz ne syte e te gjithe kalimtareve,qe nga presidenti,kryeministri,llojet e ministrave e prokuroreve ,prej kaq vitesh dhe nuk i ben pershtypje njeriu per burimet e parave.eshte miratuar projekti,eshte marre leje ndertimi dhe nuk pyet kush”cili eshte burimi i lumit te parave”?po keshtu ka ndertime te tilla ne hyrje te shijakut,ne autostraden per lezhe ,e kudo.ndaj ate qe e therresin si kulmin e reformes ne drejtesi une e quaj”aSPAK”.deri tani merret me milingonat jo me peshqit e medhej.
Lavdia e pareve te pista ,
kenaqin €gon ,
por s’bejn asnjiher te lumtur e nji dite e peson
Mund edhe ta kene vrare ,por ska rendesi , rendesi ka ,ku i gjeti ky parate te ndertoje kete palllast madheshtor .Kete ndertim madheshtor jo nje privat nuk ka fuqi ta ndertoje ,por edhe shteti qe eshte shtet , nuk e nderton aq madheshtor dhe aq kollaj .Jo per ndonje gje ,pse nuk e prite amnistimin ,qe do te beje PS ,per pastrimin e parave ??Eshte dhjere shqiperia ,mjere ne ?????
Nuk e vret veten asnje pronar resorti luksoz ne Shqipri po bani hetimet e sakta dhe zbardhni ngjarjen.
I nderuar kryeredaktor i gazetës më të vecantë në 30 vite shtyp në Shqipëri, zoti Adrian Thano.
Ju ndoqa me vëmendje në emisionin e Ilva Tares për ligjin e medias dhe ndaj të njëjtat mendime me ju dhe analistët e gazetës suaj që spikasin me penën e tyre.
Ne jemi të majtë, por situata në vend është alarmante.
SHUMË ALARMANTE!
Ka nje veshtrim “sportiv” te situates cila parti e jona apo e atyre perfirkn me shume nga kjo dhe pergjigja eshte qe perfitojne te dyja ne marreveshje te heshtur njers.me.tjetren, njesoj sic bene ne 2008 me koston e rende te heshtjes politike per Gerdecin. Eshte dhe nje veshtrim tjeter aspak sportiv por shume serioz, qe do duhej te na interesonte gjeresisht, ai qe ne keto zgjedhje elektorati shqiptar, ai i heshturi jopartiak, pra jo militanti i atij lloji qe cfaredont bej gjate qeverisjes apo opozites skuadra e tij ai nuk ndrysho mendim as vote, pra ai tjetri qe do ndryshim ai gjendet perballe nje zgjedhjeje groteske: i duhet t zgjedh mes nje qeverie qe i braktisi parimet dhe i ndryshoi rruges thuajse t gjitha prioritetet e programit elektoral per t cilin u votua – dhe nga ana tjeter nje opozite qe eshte ish qeveeia e pandeshkuar e dhjetra skandaleve korruptive, krimeve ekonomile dhe penale, rikthimi i se ciles n pushtet na ben qesharak si shoqeri por edhe bashkepunetor ne krimet ende te pandeshkuara
O paskan filluar me ia ngran kokenshoqi showw qe it di dikur etetit e tyre?
Edhe une jam me “Gentin”, Nuk pranon mut vdekja. Pra keta tipa qe bejne gjithshka per te arritur “endrren” e tyre te semure nuk kryejne vetvrasje, ai eshte vrare nga rrethi i tij shume prane.
Njerez te tille nuk vrasin veten. Ndjeshmeria te ata eshte afer zeros.