Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë qytetarëve të Tiranës duke postuar foto nga segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës i cili është gati që të hapet në qershor. Aktualisht ka përfunduar shtrimi i trotuareve dhe asfaltimi, gjelbërimi si dhe është vendosur ndriçimi sipas teknologjisë më moderne.
Paralelisht, po punohet për detajet e fundit edhe për parkingun nëntokësor duke i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe këtij shqetësimi.
Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qëndror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë Tiranë dhe administrata “Veliaj” e ka vendosur nivelin maksimal të vëmendjes duke e kthyer në një projekt real, të prekshëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komuniteti i biznesit.
Ndërtimi i këtij Bulevardi po e transformon këtë zonë të lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.


Po mire o z.Veliaj qe punon, mbjelle peme, shtron rruge, hap kanale e te tjera, po vetem pisha ka Shqiperia, mbaroi bliri nuk ka asnje rrenje.Po vrej qe ne te gjithe qytetet pisha mbillen kur ata mund te mbillen neper kodra e male e jo ne qytetet tona.z Veliaj po pate mundesi
Shikoje pak kete punen e pemeve, kombinoi pak me mire.
E para, pishat jane te gjelberta 365 dite te vitit, pranvere, vere, vjeshte e dimer.
E dyta, nga pikepamja arkitekturore, bulevardi eshte vazhdim in bulevardit ekzistues, qe ka po pisha ne te dy anet, keshtu qe pjesa e re harmonizohet me pjesen ekzistuese.
E treta, pishat nuk kane ndotje te madhe ne vjeshte kur bien gjethet, me pak kosto per bashkine ne pastrim e mirembajtje.
E katerta, kane arome fantastike dhe jane ng apemet pastruese me te mira te ajrit
E pesta, e vetmja verejtje per lali Erin do ishte qe me duket sikur jane vene shume dendur, pa menduar shume per distancat e kurorave te pishave pas te themi 10 vitesh…
Nje Bravo e madhe per punen e bere gjithesesi!
Bravo ERION.
Kur te behet inagurimi merrni zvare Saliun dhe Lul Shalengjiturin qe gerrhiti 4 vjet ne Bashkine e vjedhur te Tiranes, te shikojne se cfare veprash dhe punesh te shkelqyera behen kur nuk VIDHET.
I lumte Lali Erit.
Bravo lal Eri,paske qene reklamaxhi i madh!
Nderton aty ku nuk banojne njerez se gjoja po punon per shekullin tjeter,ndersa ne Yzberish ku banojne mbi 50 mije banore nuk ke ngulur asnje gozhde,o mavri me boje!
Jetojme si ne GETO,pa rruge tre shgtruara,pa drita,pa kopshte e cerdhe shteterore,pa komisariat policie,pa lulishte,pa vende per pushim te pensionisteve,pa trotuare ku te kalojne njerezit se ua ke shitur lokaleve per te fituar ca leke ne kurriz te jetes se 50 mije banoreve!
Harram votat tona,lal Eri,se ne 25 qershor do pendohesh per kete menxyre qe ke bere ne Yzberish!
Mallkuar qofsh ti dhe Rama qe na keni trajtuar si qytetare te Kandaharit e jo te Tiranes!
Mbushe lagjen 10 me investime se aty te duket puna!
Shume mire Erion ,por do te me pelqente te kishte peme decorative si Mimoza,per te cilat ka dhe nje kenge .
Mimoza do te jene me te pershtateshme per qytetin e mimozave,