Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e pasdites së të martës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se plagosje ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”.
Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë qenë në një automjet kur kanë qëlluar me armë në drejtim të një “Fiat Punto”, duke lënë të plagosur 3 persona.
Të plagosurit, identiteti i cilëve nuk dihet ende, janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij atentati.



a.s/dita
